• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇDO DITË NJË VIKTIMË/ Rritet numri i aksidenteve gjatë ditëve të pushimit
Home
Sociale

ÇDO DITË NJË VIKTIMË/ Rritet numri i aksidenteve gjatë ditëve të pushimit

10 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

7 makina të përplasura dhe dy persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Komunës së Parisit.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një makinë e grumbullimit të mbetjeve e cila i ka përplasur në seri makinat e parkuara. Shoferi i këtij mjeti është arrestuar pasi ai ka qenë nën efektin e një sasie të madhe alkooli, ndërsa dy personat e plagosur janë punonjës të grumbullimit të mbetjeve.

Shoferi i kësaj makinë, Islam Beba, sipas policisë, ishte i dehur në timon dhe për këte arsye nuk ndaloi pranë koshit të mbeturinave por mori gjithçka para.

Një tjetër aksident, mbajti për rreth 1 orë të bllokuar, autostradën Lushnjë Fier.

Drejtuesit e mjeteve, nuk arritën të merreshin vesh se cili ishte fajtori i aksidentit me dëme të lehta, duke shkaktuar një radhë prej 8 kilometrash me automjetet të cilat qëndronin në pritje të lirimit të rrugës, mes tyre edhe një ambulancë.

E shtuna regjistroi një tjetër aksident në Gjirokastër. Një shofer 27 vjeçar, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga që të çon për në Kakavijë, për të përfunduar më pas në një kanal. Në ditët e verës aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm.

Në muajin qershor 15 burra dhe 11 gra kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Ndërsa numri i të lënduarve është shumë më i madh. Në total janë 131 aksidente që kanë ndodhur, mesatarisht 4 për çdo ditë.

Ekspertët presin që edhe gjatë muajit gusht të ketë sërish incidente të vazhdueshme në rrugë. Kjo ndodh për shkak se gjatë verës drejtuesit e mjeteve ulin vigjilencën, ecin më shpejt dhe bëjnë më shume shkelje. (tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRIUMFOJNË NË PRISHTINË/ "Kuqezinjtë" mposhtin Feronikel në miqësoren historike (VIDEO)
Previous article KRITIKA PËR SALVININ/ Papa Françesku: E frikshme, me fjalime si të Hitlerit

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT