• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ç’do bëhet me euron? Flet Guvernatori Sejko: Ja kur do të nisin masat
Home
Ekonomi

Ç’do bëhet me euron? Flet Guvernatori Sejko: Ja kur do të nisin masat

18 May, 2018 F.autor Ekonomi

Ulja e përdorimit të euros do të shoqërohet me zbatimin e planit të masave, që do të hyjnë në fuqi në 6-mujorin e dytë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje gjatë prezantimit të raportit vjetor të 2017-s, tha se plani i masave për euron nis zbatimin në 6-mujorin e dytë të vitit.

“Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon agjentët privatë dhe sistemin financiar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, si dhe vështirëson përcjelljen e politikës monetare. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Në këtë Memorandum, palët nënshkruese angazhohen të identifikojnë dhe ndërmarrin veprime konkrete në sferat e tyre të kompetencës. Brenda këtij kuadri, Banka e Shqipërisë identifikoi një paketë masash, të cilat, pas konsultimit me industrinë bankare, do të hyjnë në fuqi gradualisht gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018″, u shpreh Sejko.

Guvernatori Sejko tha se për 2017-n ekonomia vijoi trendin e konsoliduar rritës. “Ekonomia dhe sistemi financiar shqiptar kanë shënuar progres gjatë vitit 2017. Trendi pozitiv i zhvillimit ilustrohet nga përshpejtimi i ritmit të rritjes ekonomike, nga rritja e punësimit dhe rënia e normës së papunësisë, si dhe nga përmirësimi i bilanceve financiare të sektorit publik dhe privat shqiptar. Ky progres e ka sjellë ekonominë e vendit tonë më afër nivelit të saj potencial, si dhe ka forcuar faktorët afatshkurtër e afatmesëm, të cilët mbështesin rritjen ekonomike”, vlerësoi Sejko.

Guvernatori u shpreh se rritja e inflacionit në 2017 është tregues i përmirë- simit të ekonomisë. “Inflacioni erdhi në rritje gjatë vitit 2017, duke shënuar një nivel mesatar prej 2.0%, nga 1.3% një vit më parë. Rritja e inflacionit pasqyroi përmirësimin e aktivitetit ekonomik dhe forcimin e presioneve të brendshme inflacioniste. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, në reflektim të pranisë së kapaciteteve të pashfrytëzuara në ekonomi, të nivelit të ulët të inflacionit në vendet partnere, si dhe të fortësisë së kursit të këmbimit”, u shpreh Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Osmani kërkon përqendrim: Të fitojmë edhe ndeshjet e mbetura
Previous article Ilir Shaqiri: Nuk ta lejoj mënyrën arrogante të të folurit! Graciano: Kujdes se po më ofendon

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT