Golden State rikthehet te fitorja në kampionat, pas triumfit 121-103 ndaj Dallas, takim që u fitua me meritë nga skuadra kampione e NBA-së. Pas 3 periodash të ekuilibruara, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitore, në të katërtën erdhi shkëputja e skuadrës së Warriors, ku u dalluan Durant me 24 pikë e Curry me 20. Fiton...
Reagon Cleveland Cavaliers pas një periudhe të vështirë, duke mposhtur në sekondat e fundit të shtesës Minnesota Timberwolves 140:138Në sfidën e zhvilluar në “Quicken Loans Arena” protagonist absolut ishte LeBron James me 37 pikë, 15 asiste dhe 10 rikuperime.Një tjetër “triple double” nga “Mbreti”...
Basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka vendosur një tjetër rekord personal në karrierën e tij në NBA. Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai ka kapur shifrën e 50 mijë minutave të aktivizuara në NBA, të gjitha me skuadrën e Dallas Mavericks, me të cilën luan prej 20 sezonesh.Ai është basketbollisti i gjashtë në...
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka humbur tre dhemb në ndeshjen e fundit ndaj Valnecias, pas goditjes që mori nga portieri NetoDiego Godin ka falënderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse, por ka thënë se duhet ta kuptojnë, pasi nuk mund të buzëqesh shumë.Uruguaiani u lëndua rëndë gjatë një...
Tyronn Lue, trajneri i skuadrës së Cleveland Cavaliers mund të shkarkohet para fillimit të eventit të “All Star Game”, që zhvillohet më 18 shkurt në Los Anxhelos. Mediat amerikane bëjnë me dije se paraqitjet zhgënjyese këtë sezon të skuadrës së Cavaliers kanë bërë që drejtuesit të mos besojnë më te trajneri...
Janë luajtur sot ndeshjet e radhës në NBA, me Clippers që arriti një fitore në sekondat e fundit ndaj dallas me shifrat 104-101, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Shënuesi më i mirë për Clippers ishte Gallinari me 28 pikë, mbështetur edhe nga Harris me 19, duke...
Që prej tri ditësh në SHBA nuk flitet për asgjë tjetër veçse nëse do të shkojë apo jo LeBron James te Golden State. Ylli i Cleveland Cavaliers në verë bëhet një basketbollist i lirë dhe ESPN ka shkruar se atij mund t’i ofrohet një rrogë e majme. Ky transferim në NBA, është njësoj sikur Lionel Messi të lërë...
Boston fiton në sekondat e fundit 97-96 ndaj Portland, duke mbrojtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Një fitore “in extremis” e skuadrës së Celtics, që përmbysi një avantazh të lehtë që kishte skuadra mike, që tentoi surprizën. Horford realizoi 22 pikë e 10 rebaund për Boston, duke qenë...
Boston Celtics nuk e prishi serinë e fitoreve radhazi, duke mposhtur me vetëm një pikë diferencë 97 – 96 Portland Trail Blazers. Në “TD Garden” të Bostonit u zhvillua një ndeshje shumë e fortë, me skuadrën nga Oregoni që shpërdori një avantazh prej 16 pikësh të arritur në fund të pjesës së parë. Horford...