• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Çarçafët dhe jastëkët: Një udhëzues për shtrat të përsosur
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Çarçafët dhe jastëkët: Një udhëzues për shtrat të përsosur

17 January, 2018 luljetaautor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Shkenca na mëson se si të garantojmë higjienën maksimale për pushimin tonë. E kishit imagjinuar? As krevati ynë nuk është një vend i sigurt. Mes çarçafëve, batanijeve dhe jastëkëve fshihen mikrobe të shumta, që mund të rrezikojnë jo vetëm pushimin tonë, por edhe shëndetin tonë. E thotë edhe shkenca: çarçafët duhet të ndërrohen çdo shtatë ditë dhe jastëku duhet jo vetëm të lahet dhe të pastrohet shpesh, por edhe të zëvendësohet maksimumi çdo dy-tre vjet.

Nga studimi i mikrobiologut Philip Tierno, i Universitetit të Nju Jorkut, del që çarçafët janë shpesh një terren pjellor i rritjes së baktereve, merimangave dhe mysafirëve të tjerë të pakëndshëm, kështu që duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që të sigurojmë që krevati ynë, vendi ku kalojmë një të tretën e kohës sonë, të jetë një vend me higjienë maksimale, për një gjumë perfekt.

ÇARÇAFËT – Është e këshillueshme që ato të ndërrohen çdo shtatë ditë, sidomos në verë, kur djersijmë më shumë dhe veshim të brendshme më të lehta. Edhe 8-9 ditë është një frekuencë e pranueshme, por në asnjë rast nuk duhet të kalojë 12 ditë. Trupi ynë pret në fakt miliona baktere, të cilat depozitohen në pëlhurë, me të cilën ne hyjmë në kontakt duke fjetur përmes djersës (prodhojmë deri në 100 litra në vit!), por edhe përmes kollitjes, teshtitjes dhe lëngjeve të tjera trupore. Sigurisht, ata që flenë lakuriq “i bëjnë pis” çarçafët më shumë se ata që përdorin pizhame apo këmishë nate, por gjërat nuk ndryshojnë aq shumë. Djersitja e trupit gjithashtu favorizon formimin e kërpudhave që në ngrohtësinë e krevatit, kanë terren pjellor për t’u shumëfishuar. Mikrobeve që mbartim ne, me trupin tonë, u shtohen dhe ata që vijnë nga jashtë, si merimangat e pluhurit, qimet e kafshëve shtëpiake dhe papastërtitë e sjella nga objektet që ne aksidentalisht depozitojmë në krevat. Përdorni çarçafët e fibrave natyrale dhe i lani ato shpesh, sepse është norma higjienike numër një për t’u larguar nga çrregullime të tilla, si pezmatimi i lëkurës, alergjia apo nga infeksionet e llojeve të ndryshme.

JASTËKËT – Edhe këto përbëjnë një vend ndotjeje. Për këtë ata duhet të duhet të pastrohen shpesh me një fshesë me korrent dhe të lahen në makinë larëse (ndoshta duke shtuar edhe detergjent higjienik). Çdo dy-tre vjet duhet të zëvendësohen, duke zgjedhur më së miri ato të bërë me materiale anti-alergjike. Ju duket e tepërt? Shkencëtarët kanë zbuluar se në një jastëk mund të mbivendosen 4 deri në 17 lloje të ndryshme kërpudhash. Duke vendosur fytyrën direkt në jastëk, është praktikisht e pamundur të mos i thithim ato. Gjithashtu është e këshillueshme të heqim me kujdes make-up para se të shkojmë për të fjetur, si për të lënë lëkurën të marrë frymë gjatë orëve të natës, ashtu edhe për të mos transferuar mbetjet e make-up në jastëk.

PIZHAMET – Vlen ajo që thamë për çarçafët: duhet të ndërrohen shumë shpesh, të paktën një herë në javë. Duhet të theksohet fakti se burrat kanë tendencë t’i lajnë ato më rrallë se gratë.

KREVATI RREGULLOHET ÇDO MËNGJES? – Paradoksalisht, ata që e lënë shtratin të parregulluar dhe të hapur gjatë ditës bëjnë një gjë të shëndetshme: çarçafët në kontakt me ajrin në dhomë, shpërndajnë më mirë lagështinë dhe për këtë arsye merimangat dhe mikrobet, të cilët kanë nevojë për ujë për të mbijetuar, gjejnë një ambient më pak të favorshëm dhe vdesin më lehtë. Pra, lini shtratin të parregulluar, me çarçafë dhe batanije në ajër, sepse kështu mbani larg parazitët e pluhurit. Pra një herë të vetme, edhe dembelët dhe njerëzit e çrregullt kanë të drejtë.

’

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) "Shkërmoqet" Dijon, Neymar realizon golin e pestë
Previous article (VIDEO) Zhbllokohet sfida në “Stamford Bridge”, Chelsea realizon goli e pare

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT