Policia Lezhe ka vendosur ne pranga tre persona, njeri prej tyre minore. Gjate kontrollit fizik te rinjve iu eshte gjetur ne çanten e shpines nje sasi lende narkotike e dyshuar si kanabis.
Nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë arrestimi i shtetasve:
– Gerald Gjinaj, 19 vjeç, banues në Lezhë
– Arnold Kola, 18 vjeç, banues në Lezhë
– L.Gj. 16 vjeç, banues në Lezhë
Këta shtetas u kapën në Lezhë, ku gjatë kontrollit fizik, në çantën e shpinës iu gjetën rreth 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.


