Një çantë e dyshimtë është gjetur këtë paradite në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë.çanta ndodhet në trotuar.
Nuk dihet ende çfarë ka brenda çantës, por është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Siç raporton gazetarja Bezat, forcat xheniere nuk kanë konstatuar material të rrezikshëm, por dyshohet të jetë një çantë e harruar.