Policia greke ka arrestuar pesë shqiptarë të cilët kanë tentuar të kalojnë 96 kg marijuanë në vendin fqinj.
Mësohet se shqiptarët me çanta në krah kishin marrë rrugën për në Greqi në këmbë kur janë zbuluar nga policia helene.
96 kg marijuanë ishin paketuar në 55 pako dhe u sekuestruan së bashku me pesë telefona celularë.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 26, 31 dhe 50-vjec.


