Telenovela Emre Can tek Juventusi ka marrë fund. Ditën e sotme, mesfushori turko-gjerman ka udhëtuar drejt Torinos ku ka kryer dhe vizitat mjekësore tek klubi kampion i Italisë. Mesfushori është jashtë kontratës më 30 qershor dhe do të bashkohet me bardhezinjtë në një transferim të lirë nga Liverpool-i.
“Emre Can ka përfunduar vizitat mjekësore tek Juventusit përpara një lëvizjeje të propozuar për bardhezinjtë.”-thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Me ardhjen e Can në ekip, tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri i shton cilësi dhe freski mesfushës së bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.