• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇAMËT KUNDËR SHPËTIM IDRIZIT/ Di të rendë vetëm pas pushtetit, nesër mund ta tradhtojë sërish PD
Home
Politikë

ÇAMËT KUNDËR SHPËTIM IDRIZIT/ Di të rendë vetëm pas pushtetit, nesër mund ta tradhtojë sërish PD

30 April, 2019 F.autor Politikë

Ish-anëtarja e PDIU, Melisa Biraçi, ka shpërthyer në kritika dhe akuza të forta në adresë kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Ajo i ka kujtuar Idrizit se edhe pse është në opozitë, plot 300 individë të familjes së tij politike i ka, sipas saj, të punësuar në administratë.

“Shpëtim Idrizi i bashkoi koalicionit opozitar siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet pak ditë më parë, duke e rreshtuar veten e tij si politikan anti-Rama.

Por, përtej “opozitarizmit” të Idrizit, partia që ai drejton nuk duket edhe aq opozitare. Përkundrazi, Idrizi ka një ushtri të gjerë të punësuarish në administratën e drejtuar nga Partia Socialiste.

Rreth 300 persona, të cilët kanë marrë postet zyrtare vetëm falë siglës së PDIU, vijojnë të jenë në funksionet e tyre, të pashqetësuar në vendet e tyre të punës, megjithë piruetat e Shpëtim Idrizit”, deklaroi ajo.

Biraçi vijon më tej në reagimin e saj, duke e akuzuar Shpëtim Idrizin se po bën një lojë të dyfishtë, duke e mbajtur një dorë tek mazhoranca dhe një dorë tek opozita.

Në këtë kontekst, Biraçi theksoi se Idrizi komunikon me Ramën përmes të punësuarve të PDIU në administratë.

“Bashkë-partiakët e Shpëtim Idrizit vijojnë të kenë poste kyçe në administratën e nivelit të dytë, kryesisht në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, në ato të Shëndetësisë, në zyrat e Punës, në administratën tatimore e doganore.

Këta partiakë të Idrizit vijojnë të shijojnë frytet e pushtetit, pavarësisht se “zyrtarisht” janë në opozitë. Kjo armatë duket se i shërben kryetarit të PDIU si një urë komunikimi me “armikun politik”, Edi Rama”.

Duke vijuar më tej në reagimin e saj, ish-anëtarja e PDIU, Melisa Biraçi zbuloi, madje akuzoi hapur Shpëtim Idrizin se edhe pse është në opozitë, ai sipas saj, është “peng” i Ramës.

Për të argumentuar tezën e saj, Biraçi hoqi një paralele mes “sherifit dhe kalit”, teksa theksoi se Idrizi është gati të bashkohet sërish me mazhorancën, nëse Rama i fishkëllen vetëm njëherë.

“Natyrisht, Edi Ramës nuk i hyjnë në punë aspak “300 spartanët” e Shpëtim Idrizit në administratë. Por, siç duket, ai ka zgjedhur që të tregohet “zemër-hapur” me opozitarët e PDIU-së.

Ndoshta, Edi Rama është i bindur që Shpëtim Idrizi nuk është opozitar. Me një “fishkëllimë” politike, Idrizi dhe PDIU e tij mund të kalojnë menjëherë gardhin e opozitës dhe të dalë në krah të kryeministrit.

Edi Rama e ka treguar se i pëlqen të luajë deri në tallje me këtë kategori politikanësh.

Ai e di që Shpëtim Idrizi tërhiqet nga era e pushtetit dhe, përsa kohë që Rama të ketë drejtimin e qeverisë, kreu i PDIU-së nuk mund të jetë opozitar i tij.

Shpëtim Idrizi do të jetë kundërshtar i Ramës, kur vetë Rama të kalojë në opozitë. Deri sa të vijë ai moment, Shpëtim Idrizi do të jetë “opozitari”, por me një “ushtri” pushtetarësh në administratën publike”, nënvizoi ish-anëtarja e PDIU, Melisa Biraçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY PERSONA/ Fotot e trupit të pajetë të Sala publikohen në internet
Previous article VODHËN NJË FUGON/ Nuk zgjat më shumë se 20 minuta arratia për dy nga autorët, i treti...

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT