Pikërisht në ditën kur kryetari i Bashkisë së Rogozhinës reagoi për mediat pas bllokimit të pasaportës, si pjesë e hetimit për falsifikimin e dokumentave për pronat në Spille, ai bëhet pjesë edhe e protestës së PDIU për rastin e Çamërisë.
Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar sot para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi në lidhje me emrin “Çamëri”.
Në protestë merrnin pjesë edhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, kryetari i Bashkisë së Rogozhinës Beqir Nuredini.
Kur në asnjë protest të mëparshme të PDIU-së Nuredini nuk ka pas marrë pjesë, sot ai shfaqet në krah të Shpëtim Idrizit.
Ata kanë kërkuar që emri ‘Çamëri’ të mos fshihet nga tekstet shkollore, ashtu siç po përflitet, si një nga kërkesat e Greqisë në bisedimet mes dy vendeve.
Përgatiti: AlpeNews.al


