Protesta përballë ambasadës greke e organizuar nga shoqata “Çamëria”, dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka alarmuar mediat fqinje të cilat i kanë kushtuar hapësirën kryesore të edicioneve informative.
Tubimi në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi, që sipas protestuesve fshin emrin “Çamëri”, është pasqyruar dhe komentuar në “Prototema” , “Tv Antena 1”, “Elefterotipia”, kathimerini, etj.
“Protesta e çamëve u zhvillua para ambasadës greke me parullën kryesore ” “Nuk fshihet emri Çamëri, është çështje e të Drejtave të Evropës …”
Organizatorët kishin lehtësira nga ana e shtetit për të protestuar kundër qeverisë greke duke e detyruar të kërkojë falje dhe kthimin e pronave të tyre.
Ata mbanin një tabelë me fotografi të politikanëve grekë dhe nazistë, duke barazuar edhe Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias me Goebbels. Të tjerë thërrisnin se çamët janë viktima të genocidit, të tjerët thërrisnin sloganin ” Çamëria është shqipëri” dhe një nga organizatorët e demonstratës bërtiti që Çamët janë si çifutët për Hitlerin: pa shtetësi dhe pa varret e paraardhësve”, nënvizon Tv Antena 1 në edicionin qëndror të lajmeve.
Ditën e djeshme dhjetëra qytetarë me flamuj kuq e zi morën pjesë në protestë duke kërkuar transparencë për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Një nga pikat kryesore të tubimit ishte që emri ‘Çamëri’ të mos fshihet nga tekstet shkollore ashtu siç përflitet në media nga detajet e para të projekt-marrëveshjes. (TemA)




