• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bylykbashi: Xhafaj nuk u përfshi në trafik droge, thjesht ka bërë trafik ligjesh! Është më pak e rrezikshme se…
Home
Shqipëri

Bylykbashi: Xhafaj nuk u përfshi në trafik droge, thjesht ka bërë trafik ligjesh! Është më pak e rrezikshme se…

12 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka sulmuar edhe një herë tjetër me akuza ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e quajtur atë një përsëritës të fajeve.

Ai thotë në statusin e tij në “Facebook” se Xhafaj në krye të Komisionit të Ligjeve falsifikoi draftin e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllanë nga ekstradimi dhe burgosja në Itali.

“Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter? Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Postimi i plotë

Sikur Habilajt te kishin kusheri Fatmirin dhe jo Sajmirin‎

Shumekush u habit me skandalin “Xhafaj‎”. Por po te shohesh kroniken, kupton se ai eshte recidivist ne keto pune.

Ne vitin tashme te larget 2014 (nese matet me numrin e zullumeve te Rames vertet duket larg), te gjithe e kujtojne Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit te Ligjeve‎, qe u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistise duke cuar ne seance plenare nje version te ndryshem nga ai i miratuar ne Komisionin e Ligjeve, me qellim per te amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale per shitblerjen e votave ne zgjedhjet e Korces ne tetor 2013.

Me 27 qershor 2016, me kerkese te PD, gjykata Kushtetuese (ajo qe reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashme pa afat)‎, vendosi se qendrimi i Ardian Dvoranit ne Gjykaten e Larte pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit te gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kusheri i Fatmir Xhafajt) duhej te largohej nga Gjykata e Larte. Vendimi i Kushtetuese hyn ne fuqi vetem pasi botohet ne Fletore Zyrtare. Nderkohe, ne ndryshimet e Kushtetutes se 22 korrikut 2016, Xhafaj futi nje pike ku lejohej qe nje gjyqtar i Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, qendron ne detyre deri sa te zevendesohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes me nenin “Dvorani”, vetem qe te mbante ne gjykaten e Larte kusheririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan me 27 korrik (vetem 5 dite pasi u miratuan) dhe do te hynin ne fuqi me 11 gusht 2016. Keshtu Xhafaj u kujdes qe Qendra e Publikimeve Zyrtare (qe varet nga qeveria) te botonte vendimin e Gjykates Kushtetuese kunder Dvoranit vetem me 12 gusht 2016 (plot 46 dite pas marrjes se vendimit), pra nje dite pasi hyri ne fuqi neni kushtetues “Dvorani” qe mbante Ardian Dvoranin ne Gjykaten e Larte. Sot e kesaj dite, Dvorani, kusheri i Xhafajt eshte me Gjykaten e Larte‎. Nga kjo Gjykate jane larguar shume anetare tashme, por kusheriri i Xhafajt eshte i sanksionuar ne Kushtetute.

Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter?

Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit.

Sigurisht, nese Habilajt do te kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kusheri, sot do te ishin biznesmene te lire ne Vlore. Po kush lufton me fatin?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ndihesh i shfrytëzuar në punë? Alban Ramosaj KAPET me Nora Istrefin: Tani nuk ma ndjen, por ajo...
Previous article Formacionet zyrtare: Inter – Sassuolo

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT