• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bylykbashi tregon kaosin që sjell Reforma në Drejtësi: Analogji në 6 hapa
Home
Aktualitet
Drejtësi

Bylykbashi tregon kaosin që sjell Reforma në Drejtësi: Analogji në 6 hapa

4 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Drejtësi

Ish-nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, i ka bërë një analizë rrugës që ka ndjekur procesi i reformës, duke theksuar se shqiptarët ende nuk kanë marrë drejtësinë që duan, shkruan “Panorama”.

Sipas deputetit të PD, procesit të vetingut, që do të largojë jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, do të mund t’i shpëtojnë “ustallarët”, të cilët, sipas tij, do t’i gjejnë fijet me pushtetin dhe do të shpëtojnë pa u prekur nga vetingu. Duke kujtuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, Bylykbashi shton se individë të tjerë, ndoshta jo më pak të korruptuar, do të futen nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civileý

RRËMUJA E REFORMËS NË DREJTËSI

-NJË ANALOGJI NË 6 HAPA

Dekadenca dhe korrupsioni Dikur ishte Perandoria Romake, e madhe, e pushtetshme, por e korruptuar dhe në dekadencë. Dikur ishte sistemi ynë i drejtësisë, një perandori e fuqishme sipas modelit kontinental europian, por e korruptuar dhe në dekadencë. Ama, ishte sistem standard europian, që kishte nevojë për përmirësim dhe pastrim të thellë nga korrupsioni.

Shkatërrimi dhe rrënimi

Më pas erdhën barbarët, që nuk kishin idenë e shtetit dhe me etje për pushtet, e pushtuan Perandorinë ýRomake, e shkatërruan në themel, rrënuan institucionet e saj. Me mendjen e tyre po ribënin botën. Më pas erdhën Rilindasit, me etje për pushtet, rrënuan çdo institucion të sistemit të drejtësisë ýdhe kolapsuan këtë të fundit. Gjykata Kushtetuese e bllokuar, Gjykata e Lartë po ashtu, KLD në grahmat e fundit, gjykatat dhe prokuroritë nën terror, nuk mbyllin çështjet dhe vendosin siç kërkon qeveria. Me mendjen e tyre, rilindasit po bënin reformë.

Shpërbërja dhe fragmentimi

Perandoria Romake u fragmentua në dhjetëra mbretëri, principata e konte, ku çdo lord barbar vriste kë t’i dilte përpara që të merrte pushtet. Aty filloi Mesjeta, periudha më e errët e njerëzimit. Sistemi i drejtësisë u fragmentua në një duzinë institucionesh, që as profesionistët nuk ua mbajnë mend emrat: KLGJ, KLP, GJK, GjL, ILD, KED, PP, PPP, SPAK, SPAK i përkohshëm, BKH, KPK, KA, KP. Aty filloi “mesjeta e drejtësisë”, ku askush nuk di ç’bëhet, ç’bën tjetri, ku të kërkojë të drejtat, a do t’i marrë të drejtat, kur do t’i marrë ato…

Spastrimi i të dobëtëve

Mesjeta solli murtajën që “qëroi” 1/3 e popullsisë së ish-perandorisë. Më të dobëtit vdiqën, por jo më të këqijtë. Më pas erdhi inkuizicioni, që spastroi ata që nuk përputheshin me doktrinën. Reforma solli vetingun, që pritet të qërojë shumë gjyqtarë e prokurorë që, të korruptuar siç janë, nuk kanë lidhjet e duhura me pushtetin dhe ata që nuk janë në përputhje me doktrinën e Kryeministrit. Por, të korruptuarit ustallarë do t’i gjejnë fijet me pushtetin dhe do të shpëtojnë pa u prekur nga vetingu. Të tjerë, ndoshta jo më pak të korruptuar, do të futen nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civileý.

Imponimi dhe nënshtrimi

Mbreti i fuqishëm absolut iu imponua principatave më të vogla, që nuk ruajtën dot pavarësinë. Kryeministri absolut do t’i vërë nën hyqëm institucionet e zvogëluara, të fragmentuara e më pak pushtet e personalitet të sistemit të “ri” të drejtësisë. Pavarësia e institucioneve të drejtësisë po zhduket. Prova për këtë është Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Gjykata Kushtetuese kokulur, gjykatat që vendosin në favor të qeverisë, që të mos cenohet buxheti, pavarësisht padrejtësive, etj.

Reformimi

Koha solli nevojën për ta zhbërë fragmentimin feudal. Revolucionet borgjeze e fshinë mesjetën. Kushtetutat sollën konceptin e shtetit të së drejtës. Sot është rrëmujë, rrumpallë e kaos total. Koncepti i shtetit të së drejtës është zëvendësuar me shtetin, që nuk bazohet në kushtetutë, por në memo e memorandume bashkëpunimi. Koha do të sjellë nevojën për konsolidimin e sistemit dhe zhbërjen e fragmentimit të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e pavarësisë së saj. Një reformë kushtetuese e vërtetë, do sillte drejtësi efikase, të shpejtë, profesionale dhe të pakorruptuar. Sot, kjo rrëmujë në drejtë- si e quajtur reformë, as që e siguron këtë. Shqiptarët dhe të drejtat e tyre sot janë në udhëkryq. Ajo lloj drejtësie që duan shqiptarët, nuk ka ndodhur ende…/Panorama

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Shkumbini del nga shtrati, pa energji elektrike disa fshatra
Previous article Përmbytjet/ Bizneset përgjatë autostradës në panik, kërkojnë të shmanget katastrofa

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT