Bashkekryetari i komisionit te reformes zgjedhore Oerd Bylykbashi tha se konsensusi per reformen zgjedhore eshte jetik per suksesin e saj. Ne takimin e perbashket me eurodeputetet, Bylykbashi vuri ne dukje se shitblerja e votes eshte problemi kryesor per Shqiperine Raporti i OSBE / ODIHR e përmend 13 herë fenomenin e blerjes së votave ne 2017-en. Gjithashtu, një studim i financuar nga BE zbuloi se 20% e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votes.
Zoti Bylykbashi tha se burimi kryesor per blerjen e votave jane parate qe vijne nga droga dhe korrupsioni qeveritar.
Bashkekryetari i reformes zgjedhore theksoi se nese ky problem nuk zgjidhet, rreziku eshte qe reforma zgjedhore, edhe nese do te kete sukses, mund te mbetet ende ne leter.
Zoti Bylykbashi tha se parakusht i suksesit te kesaj reforme eshte konsensusi i sinqerte mes pakeve. “Reforrma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje reformes territoriale, pasojat e te ciles po behen gjithmone e me te renda per keqqeverisjen e qytetareve.
Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjaje kurre as reformes ne drejtesi, ligjet e te ciles u miratuan ne menyre te njeanshme dhe antikushtetuse. Keto jane modeli si nuk duhet bere reforma zgjedhore”- tha Bylykbashi.
Per te reflektuar keto arsye, Partia Demokratike ka propozuar disa ndryshime ne piken 8 te draft rekomandimeve, ku flitet per reformen zgjedhore.
“8. Këmbëngul në nevojën për një ndjekje të plotë të të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe për reformën zgjedhore, duke përfshirë masat kundër blerjes së votave, të cilat duhet të zbatohen pa vonesë dhe në kohën e duhur përpara zgjedhjeve të ardhshme”