• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BY PASSI I VLORËS HAPET NË NISJE TË SEZONIT TURISTIK/ Balluku: Punimet u vonuan për shkak të rrëshqitjeve
Home
Politikë

BY PASSI I VLORËS HAPET NË NISJE TË SEZONIT TURISTIK/ Balluku: Punimet u vonuan për shkak të rrëshqitjeve

4 April, 2021 Delo.autor Politikë

Punimet në pjesën më kritike të By Pass-it të Vlorës në afërsi të kilometrit të 10 vazhdojnë me intensitet të lartë.

Në këtë pikë të segmentit po ndërtohet ura 4, por mungesa e një studimi të plotë gjeologjik solli vonesa dhe problematika të shumta për shkak të kavitetit dhe rrëshqitjeve të tokës që sillnin herë pas here shpellat e nëndheshme.

“Janë gjetur 25 shpella që kanë vështirësuar punimet dhe kanë stimuluar rrëshqitjet nga kaviteti. Shumica e problematikës është zgjidhur dhe vijojnë punimet.”

Pjesa tjetër e rrugës së gjatë 29 kilometra është shtruar pothuajse e gjitha me asfalt dhe po bëhet gati hedhja e shtresës së dytë. Autoritetet premtojnë se këtë sezon turistik By Pass-i Vlorës do të jetë i hapur për kalimin e automjeteve.

“Do jetë i hapur gjatë sezonit të verës, që të gjithë që kalojnë pushimet në jug të mos qëndrojnë në radhët e gjata kilometrike.”

Në total janë 5 ura që konsiderohen vepra arti, të cilat bëjnë të aksesueshme rrugën. 2 kanë përfunduar tërësisht, dhe 2 të tjera janë në proces mbarimi, ndërsa është zgjidhur dhe problemi me urën 4 në zonën e rrëshqitjeve.

By Pass-i Vlorës pritet që të shkurtojë ndjeshëm udhëtimin në jug të vendit, në kilometrin e 29, ai do të lidhet me segmentin Dukat-Orikum, i cili ka nisur ndërtimin.

E gjithë vepra kushton 35.8 milion euro. Ndërtimi i kësaj rruge nisi në 2012-n, por problemet që pati kompania Serenissima e cila u kontraktua fillimisht për ndërtimin e segmentit, bënë që autoritetet të ritenderonin dhe njëherë projektin për të rinisur punimet sërish në fund të vitit 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mos u friksoni nga efektet anësore të vaksinave, ato mund të jenë një shenjë e mirë
Previous article FLETA E VOTIMIT TË 25 PRILLIT/ Kolegji Zgjedhor tërhiqet për të marrë vendimin

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT