• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Buzë të fryra pa gjilpërë?/ Ja 3 mënyrat për t’i pasur ato
Home
Lifestyle

Buzë të fryra pa gjilpërë?/ Ja 3 mënyrat për t’i pasur ato

5 November, 2017 ambra.sk Lifestyle

Të jemi të sinqertë: shumë prej nesh dëshirojnë të kenë buzë paksa më të tulta e joshëse. Jo se nuk na pëlqejnë buzët tona, por kur mund të arrijmë më tepër, pse të ndalemi?

 Lipfilleri është mënyra më e përhapur për të marrë buzët e ëndrrave këto kohë , por jo të gjithë janë të gatshëm të fusin substanca në trup, apo të paguajnë shtrenjtë për këtë shërbim. Janë thjesht buzë… apo jo?

Nëse jeni partizanë të metodave natyrale për të arritur bukurinë e dëshiruar, vazhdoni të lexoni. Kemi 3 zgjidhje për buzë të bukura për ju!

1. Vaj ulliri dhe kanellë/spec i kuq

Në një tas të vogël, hidhni pak vaj ulliri (disa preferojnë edhe vaj kokosi), dhe shtoni pluhur kanelle apo speci të kuq. Të dy kanë efekt fryrës në buzët tuaja, por nëse ndiheni guximtarë, provoni specin e kuq.

Me furçën tuaj të dhëmbëve, fërkoni me përzierjen buzët tuaja, derisa t’i ndjeni efektin fryrës. Shpëlani vajin nga buzët dhe shijoni buzë alla Kylie!

Efekti zgjat rreth 1-2 orë. Mund ta përdorni këtë metodë edhe për të kuptuar edhe se si do të dukeshin buzët tuaj me efekt lipfilleri.

2. Fuqia e tualetit

Me një laps buzësh, vizatoni pak më lart se zakonisht vijën e buzës së sipërme. Sigurohuni që ta mbani buzën të buzëqeshur, për të vizatuar në sipërfaqe të sheshtë.

Është mirë që të përdorni një laps me ngjyrë të lehtë, si rozë apo ngjyrë toke, pasi ngjyrat e çelta thithin dritë dhe bëjnë çdo gjë të duket më e madhe.

Pasi të mbaroni me anën e jashtme të buzëve, mbushini ato me buzëkuqin tuaj. Sigurohuni që lapsi i buzëve dhe buzëkuqi të përputhen mirë bashkë.

3. Derma Roller

Ky produkt i thjeshtë përmban gjilpëra të vogla (por s’ka të bëjë me injektimin!), dhe shërben për të masazhuar buzët dhe hequr qelizat e vdekura të lëkurës.

Jo vetëm kaq: Derma Roller mund të përdoret edhe në sipërfaqe të tjera të fytyrës, për të zbehur linja të thella apo shenja rrudhash.

Pas masazhit me Derma Roller, mund t’i lyeni buzët tuaja me vaj kokosi, apo produkte zmadhimi të buzëve (shembull: Jouer Essential Lip Enhancer).

Kjo është një metodë që kërkon më tepër impenjim, por ka gjithashtu një efekt më afatgjatë.

 

Sido që të jetë, mos harroni: s’ka asgjë të gabuar edhe nëse preferoni lipfillerin mbi çdo metodë tjetër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehen investimet në infrastrukturën rrugore/ Projektet dhe realizimi
Previous article ÇPO PERGATIT/ Kreshnik Spahiu vijon turin EUROPIAN

ambra.sk

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT