• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI PËR 2025/ Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë
Home
Ekonomi

BUXHETI PËR 2025/ Veliaj: Transport falas për të gjithë pensionistët në Tiranë, ja si do bëhet regjistrimi për abonenë

13 December, 2024 s.autor Ekonomi

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme falas. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në disa nga asetet kryesore të kryeqytetit, është koha për të qenë më solidarë me ata që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite.

“Në këtë mandat të tretë është koha për t’u siguruar që mbarojnë të gjitha punët e rëndësishme për qytetin. Por, me buxhetin e ri ne propozojmë një projekt të cilin unë e kam shumë për zemër: aboneja falas për pensionistët e Tiranës, pra për të gjitha gratë mbi 60 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç. Aboneja e përgjithshme kushton 16 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total janë 192 mijë lekë.

Përveç bonusit që jep qeveria për pensionistët, bashkia jep çdo muaj një 16 mijë lekësh, në formën e abonesë. Pra, transport falas për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona, për të cilët jemi mirënjohës për sakrificën dhe punën e tyre. Mund të jetë dikush që pyet: “Pse e bëtë tani, pse jo që në fillim?” Sepse nuk i kishim mundësitë në fillim. Trashëguam një Tiranë totalisht të falimentuar. Sot kur kemi bërë pjesën më të madhe të punëve, Tirana e ka mundësinë që të jetë e majtë, solidare dhe mbështetëse për ata që i kanë dhënë më shumë qytetit tonë, që janë pensionistët”, deklaroi Veliaj.

Ai shpjegoi për të gjithë pensionistët si do të funksionojë marrja e abonesë përmes regjistrimit në njësinë administrative.

“Do të bëhet vetëm njëherë regjistrimi te njësia administrative. Shkon për t’u futur në regjistrin e udhëtarëve. Kjo është vetëm për Tiranën. Bashkia e Tiranës nuk mund të subvencionojë një pensionist që vjen nga një vend tjetër sepse taksat i paguan te qyteti tjetër. Kjo vlen vetëm për ata që janë rezidentë të Tiranës, sipas ligjeve të shtetit. Do të thotë se ne regjistrohemi vetëm një herë në njësi. Do të bëhet një njoftim publik dhe pastaj, çdo muaj me atë regjistrim merr abonenë. Aboneja subvencionohet 100% nga Bashkia e Tiranës, sipas operatorit që e ka lëshuar atë abone. Njësoj siç kemi bërë me abonenë e studentit”, u shpreh kryebashkiaku.

Duke u ndalur në punët e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para, Veliaj theksoi se socialistët kanë bërë histori me 45 shkolla të reja në kryeqytet, ndërsa shtoi se kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë.

“Historia e suksesit që ne kemi bërë me 45 shkollat e reja është paja më e madhe që do i lëmë qytetit tonë. Kur mendoj se sa kanë ndryshuar gjërat jo vetëm këtu te njësia jonë, e jo vetëm për shkollën “Kosova”, e cila ishte nisur për pallat nga ata që sot shesin moral dhe të futen poshtë fustanit, te vrima e çelësit, në krevat. Por, detyra jonë nuk është që t’u pëlqejmë të gjithëve.

Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, ndaj ky është një buxhet që i shërben të gjithëve, duke filluar nga njësitë urbane, deri te njësinë periferike, për të gjithë qytetin tonë. Në mandatin e parë e patëm fokusin te disa investime që janë ikonike, kartolinë e Tiranës. Kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë. Që nga dita e parë jemi hasur me kundërshti dhe pistoletat e tyre.

Në mandatin e dytë patëm disa problematika, që ishin të paparashikueshme, si tërmeti, që na hapi një punë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shkatërrimi dhe pasojat që solli, sidomos me ndërtimet e vjetra. Ishte edhe pandemia, që goditi të gjithë botën. Pastaj, filloi një luftë në Ukrainë, nga e cila u impaktuam edhe ne”, nënvizoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA-ADRIATIK/ Igli Hasani: Agresioni rus në Ukrainë ka rritur tensionet në Rajon! Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc...
Previous article PAMJET E TRISHTA/ Ku ka përfunduar legjenda e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT