• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI I RI/ Vendimi i qeverisë: Ja kur do të ndalojë ndërtimi i akseve të reja me koncesion
Home
Ekonomi

BUXHETI I RI/ Vendimi i qeverisë: Ja kur do të ndalojë ndërtimi i akseve të reja me koncesion

24 October, 2018 F.autor Ekonomi

 Me buxhetin e vitit 2019, qeveria parashikon të mbyllë punimet në disa akse rrugore. Me buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet financimi i 9 akseve rrugore, por vetëm në dy prej tyre pritet që punimet të përfundojnë në vitin 2019. Për akset e tjera, punimet pritet të mbyllen në vitet 2020 deri në 2021. Investimet për infrastrukturën përfshijnë edhe ndërtimin e akseve rrugore me financim të huaj. Buxheti i ri parashikon që shpenzimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të jenë 2,9 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto apo 50,8 miliardë lekë.

rruge-punime-765x383

Prioritet do të jetë zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtjes së tyre, uji i pijshëm, energjia dhe ndërtimi i impianteve të reja për mbetjet e ngurta. Sipas relacionit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, punimet pritet të përfundojnë për aksin rrugor Qafë Thanë-Linë-Pogradec dhe Elbasan-Banjë. Totalisht, me financim të buxhetit do të vazhdojnë punimet edhe për Unazën e Tiranës. Sipas relacionit të projektbuxhetit, për Unazën e Tiranës do të financohen punimet për mbikalimin nga kthesa e Saukut deri te Bregu i Lumit. Punimet për këtë aks do të mbyllen në vitin 2021. Po ashtu, investime nga buxheti do të kryhen edhe për akse të Unazës së Tiranës, atë të pjesës jugore dhe segmentit nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”. Investime do të ketë edhe për akset: Elbasan-Banjë, Kardhiq-Delvinë, Bypass-i i Shkodrës, Bypass i Tepelenës dhe Fushë Krujë-MilotMorinë. Gjithashtu, punimet do të vazhdojnë edhe për rrugën Tiranë–Elbasan, Bypass-in e Fierit dhe Vlorës dhe aksin Qukës–Qafë Plloçë, të cilat janë projekte me financim të huaj.

KONCESIONET

Në vitin 2022, qeveria do të ndalojë dhënien e koncesioneve të pakërkuara në infrastrukturë, pasi rrezikohet që pagesat e buxhetit të tejkalojnë kufirin 5 për qind të parashikuar në ligj. Projektbuxheti i vitit 2019 shpjegon se me mbylljen e paketës “1 miliard euro investime”, pagesat nga buxheti pritet të shkojnë sa 4,6 për qind e totalit të të ardhurave. “Të mos lejohet asnjë propozim për Partneritet Publike Private, që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë buxhetin e shtetit në periudhën 2020-2030. PPP e reja të parashikuara me tarifa për përdoruesin, të minimizohen apo eliminohet risku i mosplotësimit të kërkesës, në mënyrë që limiti ligjor prej 5 për qind të respektohet rigorozisht përgjatë gjithë kohës”, thuhet në relacion. Në total janë 6 projekte në infrastrukturë me vlerë 140 miliardë lekë apo 1,4 miliardë dollarë, që do të ndërtohen me koncesion. Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit, Tiranë-Thumanë-Vorë, Kardhiq-Delvinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot –Balldren dhe Orikum–Himarë-Dukat.

rruge

RRUGET QE PERFUNDOJNE PER PERIUDHEN 2019-2021

Fushë Krujë-Milot-Morinë 2021
Qafë-Thanë-Lin-Pogradec 2019
Unaza e Tiranës
(Mbikalimi Kthesa e Saukut-Bregu i Lumit 2021
Rehabilitimi i segmentit
(Pallati me shigjeta-Shqiponja) 2020
Rehabilitimi i Unazës Lindore, loti 2,3 2021
Elbasan-Banjë 2019
Kardhiq-Delvinë 2021
Bypass i Shkodrës 2020
Bypass i Tepelenës 2021

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KORÇË/ Grabitet banesa e tregtares, dyshohet se është vjedhur...
Previous article EKSKLUZIVE/ Arbnor Fejzullahu: Punoj fort për tu RIKTHYER tek kombëtarja. Titullin në Shqipëri e fiton...

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT