• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI I RI/ Koncesionet mund të mos jepen deri në vitin 2022, arsyeja…
Home
Ekonomi

BUXHETI I RI/ Koncesionet mund të mos jepen deri në vitin 2022, arsyeja…

19 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Qeveria do të ndalojë dhënien e koncesioneve në vitin 2022, pasi ka rrezik që pagesat e buxhetit të tejkalojnë kufirin 5 për qind të parashikuar në ligj.

Projektbuxheti i vitit 2019 shpjegon se me mbylljen e paketës “1 miliard euro investime”, pagesat nga buxheti pritet të shkojnë sa 4,6 për qind të totalit të të ardhurave.

Në relacionin e buxhetit thuhet se kësaj vlere mund t’i shtohen pagesat e paparashikuara në PPP-të ekzistuese dhe të reja për: rrugën Milot-Morinë (rreth 400-500 milionë lekë në vit), koncesionet në sektorin e shëndetësisë, koncesionin e aeroportit të Vlorës (4.5 milionë euro në vit për 7 vjet), koncesionin e ri të rrugës Kashar-Rrogozhinë.

Të gjitha këto pika të mësipërme, po sipas relacionit, riskojnë shkeljen e rregullit fiskal në 2022 e më tutje.

“Të mos lejohet asnjë propozim për partneritetet publike- private që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë buxhetin e shtetit në periudhën 2020- 2030. PPP-të e reja të parashikuara me tarifa për përdoruesin, të minimizohet apo eliminohet risku i mosplotësimit të kërkesës në mënyrë që limiti ligjor prej 5 për qind të respektohet rigorozisht përgjatë gjithë kohës”, thuhet në relacionin e buxhetit.

BORXHI PUBLIK

Ministria e Financave parashikon që borxhi publik të vazhdojë në trajektoren rënëse edhe për vitin e ardhshëm.

Referuar draftit të projektbuxhetit në vitin 2019, borxhi publik pritet të arrijë 65,3 për qind të PBB-së në 2019, 62.8 për qind në 2020 dhe më tej në 59.9 për qind në vitin 2021.

Sipas relacionit, financimi i brendshëm dhe i huaj do të realizohen në përputhje me objektivat strategjikë për të ruajtur qëndrueshmërinë e raporteve ndërmjet kostove dhe risqeve dhe për të zhvilluar tregun e titujve shtetërorë.

Shërbimi i borxhit në vlerë nominale do të shoqërohet në rritje, por me ritme relativisht më të ngadalta, krahasuar me të ardhurat në buxhet dhe rritjen ekonomike të vendit.

“Normat e interesit në tregun e titujve shtetërorë pritet të jenë në nivele të ulëta, të paktën deri në fund të 6-mujorit të parë”, thuhet në projektbuxhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOTTENHAM GATI TË HAPË THESIN/ Poçetino dëshiron yllin e Barcelonës
Previous article E FUNDIT/ Aksident i RËNDË në Shkodër, një i vdekur. Dyshohet se...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT