Ministri i Ekonomisë dhe Financave , Arben Ahmetaj ka folur nga kuvendi teksa shigjetoi paraardhësit e tij.
Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërtuar rrugë, por ka hapur vetëm tendera duke lënë rrugët në mëshirë ta fatit.
“Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë leke. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar. “, tha Ahmetaj.
Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe tek arteriet më të rëndësishme të rrugëve, që sipas tij do të përfundojnë përmes projektit 1 miliard dollar brenda 2021.
Ai pohoi se qeveria në drejtimin e kryeministrit Rama po ia del mban të ulë borxhin publik duke e përkthyer këtë më pas në rritje pagash dhe investimesh.
“Këtu ia vlen t’i referohemi Rrugës së Arbrit do të ndërtohen deri në 2021. E dini se projekti i 340 milionë dollarë. Sot i ka shkuar mbi 400 milionë dollarë. Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim taksat.”, shtoi ai.


