• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUXHETI 2025/ Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik
Home
Politikë

BUXHETI 2025/ Gjiknuri: Të rrisim pensionet qoftë edhe duke rritur pak borxhin publik

19 November, 2024 s.autor Politikë

Gjatë diskutimeve në seancë parlamentare të projektbuxhetit për vitin 2025, deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri propozoi shkurtimin e disa investimeve publike për të bërë të mundur financimin e rritjes së pensioneve.

“Teksa analizoja siç e përmenda më lart, progresin e rritjes së ekonomisë së vendit, rritjes së Buxhetit të Shtetit dhe uljen e borxhit publik në kufijtë nën 57% të PBB , nuk kam pse të mos mendoj që ka hapësirë buxhetore për të bërë diçka më shumë në mandatin tjetër”, u shpreh Gjiknuri.

Shteti është si një familje madhe, vijoi ai, dhe ashtu si në një familje kur mund të kesh në ngarkim edhe shumë anëtarë që nuk janë në gjendje të punojnë, çdo kryefamiljar i përgjegjshëm heq diçka nga vetja, shkurton ndonjë investim apo dhe merr diku borxh për të plotësuar nevojat më imediate të familjareve që nuk janë në gjendje.

“Në kohën ku morëm qeverisjen dhe më kujtohet dhe nga puna si ish minister, na dukej si endërr që Borxhi Publik të arrinte në këto parametra që është sot, pasi në disa raste ai shkoi dhe 72 % PBB.

Duke thënë këtë, mendoj që në të ardhmen të shikohet kjo hapësire fiskale e kombinuar dhe heqjen e ndonjë investimi që nuk është aq prioritar me qellim adresimin e rritjes reale të pensioneve minimale.

Mendoj që si parti e majtë e kemi këtë detyrim njerëzor ndaj brezave para-ardhës të cilët me punën e tyre kanë kredituar dhe një pjesë të asaj çka gëzojmë ne sot. Një injektim i tillë buxhetor nuk duhet të na shqetesojë pasi është kontribut direkt në konsum dhe ekonomi”, theksoi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRFUNDOVA NË 43 KILOGRAMË"/ Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pas ndarjes nga Mozzik
Previous article KUVEND/ Nis me debate seanca për vrasjen e 14-vjeçarit

s.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT