• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUXHETI 2024/ Ministri Mete: Fokusin kryesor e ka te rritja e pagave dhe investimet publike
Home
Politikë

BUXHETI 2024/ Ministri Mete: Fokusin kryesor e ka te rritja e pagave dhe investimet publike

21 November, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, foli për buxhetin e vitit 2024. Ai tha se pjesa më e madhe e të ardhurave, që priten të realizohen vitin e ardhshëm do vijnë nga mirë-administrimi fiskal. Ministri tha se Shqipëria ka nevojë për një ecuri më të shpejtë, sa i takon pjesës së investimeve publike dhe thithjen e fondeve të huaja apo granteve për sektorë të caktuar.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave që presim të mbledhim vitin e ardhshëm bazohet te mirë-administrimi fiskal. Ka një nevojë nga ana jonë për të pasur një ecuri më të shpejtë të investimeve publike dhe për të thirrur me shpejt fondet e huaja. Një nga komponentët, që është në vëmendje është absorbimi i fondeve të huaja. Ka nevojë për një vëmendje të shtuar atje”, theksoi ai.

Ai shtoi se çdo ministër duhet të veprojë me maturi kur vjen puna në ekzekutimin e fondeve dhe ligjshmërinë e tyre. Ministri Mete tha se shëndeti i ekonomisë së përgjithshme varet nga vendimet që merren nga ministria.

“Për Ministrinë e Financave dhe për këdo që është ministër, eficenca e ekzekutimeve të fondeve, disiplinimi, ligjshmëria e fondeve është kyçe. Në të njëjtën kohë është dhe ekzekutohet buxheti, sepse mosekzekutimi ndikon në rritjen ekonomike. Akti normativ që bëmë në tetor, i cili rial konte 46 miliardë lekë, dhe në pjesën e madhe po ekzekutohet të ishte pikërisht për këtë qëllim duke mbështetur një sërë sektorësh me rendësi domethënëse”, tha ai.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, ministri Mete u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm do jetë buxheti i rritjes së pagave.

“Ne kemi buxhetuar rritje në investimet publike për vitin tjetër. Fokusi i vitit tjetër, është buxheti i rritjes së pagave dhe i shpërndarjes së mirëqenies. Fakti që ne shkojmë me rritjet për investimet publike janë të rëndësishme”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTNERI JUAJ PO JU SHMAN? Shenja e tij e horoskopit ka shpjegimin
Previous article LUFTA NË GAZA/ Biden: Arritja e marrëveshjes për lirimin e disa pengjeve është shumë afër

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT