• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“BUXHETI 2024 DO TË MBËSHTESË RRITJEN EKONOMIKE”/ Mete: Rishikohen çmimet e referencës në zonat bregdetare
Home
Ekonomi

“BUXHETI 2024 DO TË MBËSHTESË RRITJEN EKONOMIKE”/ Mete: Rishikohen çmimet e referencës në zonat bregdetare

5 January, 2024 s.autor Ekonomi

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, në një konferencë për mediat duke bërë bilancin e vitit 2023, theksoi se ekonomia shqiptare është vlerësuar nga FMN dhe Banka Botërore si një nga më rezistentet në rajon. Sipas ministrit, ekonomia e vendit po hyn në një fazë të re zhvillimi.

Mete theksoi se investimet e huaja direkte kanë patur një trend rritës gjatë vitit 2023, duke e mbyllur 9 mujorin në 1.1 miliardë euro. Ministri shtoi se buxheti i 2024-ës do të mbështesë rritjen ekonomike me 7 miliardë shpenzime publike ndërsa borxhi publik pritet të zbresë për herë të parë që nga 2011 nën 60 %.

“Viti që lamë pas ishte i mirë dhe pozitiv për ekonominë dhe financat dhe ndoshta fundviti i parë kaq i gjetë në termat e përballjes dhe krizave që kemi kaluar gjatë viteve të fundit. Shqipëria dhe ekonomia shqiptare vlerësohet nga FMN dhe Banka Botërore si një nga ekonomitë më rezistente dhe ecurinë më pozitive në rajon me pritshmëri për rritje të mëtejshme. Në fund të vitit të kaluar, morëm lajmin e mirë të daljes nga lista gri si rrjedhojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatim të rekomandimeve, zhvillim që sjell një sërë ndikimesh pozitive në aspektin reputacional ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu Standart & Poors rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive për herë të parë pas 7 vitesh. Me ecurinë pozitive të ekonomisë, të ardhurat e larta, trendin ulës të borxhit dhe avancimin e procesit të negociatave drejt BE-së është hapur rruga për një kalim në një kategori më të lartë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit. Kemi pasur ecuri shumë pozitive të negociatave, shprehur kjo edhe në raporton e progresit, ku veçanërisht një pjesë e mirë të kapitujve me ekonomi dhe finance kanë marrë vlerësime pozitive dhe në kapituj të caktuar, renditemi me vlerësimin më të lartë në rajon.”

Ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi. Patëm një vit të jashtëzakonshëm turistik, nivele të larta të investimeve të huaja direkte, një performancë të mirë të të ardhurave dhe shifra në ulje të papunësisë. Kemi një turizëm thuajse gjithë vjetor, me mbi 10 milionë vizitorë, ku vlerësohet që për 9 mujorin e parë 2023, flukset hyrëse kanë qenë afro 3.2 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Investimet e huaja direkte kanë pasur një trend rritës, duke e mbyllur 9 mujorin në nivelin 1.1 miliardë euro me rritje 10.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.”, theksoi Mete.

Ministri bëri të ditur se është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë. Ai tha se në të zonat do të aplikohet çmimi i referencës në shitje, në raport me moshën e ndërtesës, ku për çdo vit vjetërsi, çmimi do të ulet me 1%. Mete shtoi se gjatë këtij viti do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAGUAJ, OSE DO KETË PASOJA"/ U kap në shtëpinë e barit në Britani, zbulohet dëshmia e të riut shqiptar: Më detyruan, i kisha borxh…
Previous article VDEKJA MISTERIOZE E PROKURORIT QË HETOI VRASJEN E REMZI HOXHËS/ Flet vëllai: Bishat e pushtetit e vranë, drejtësia e re…

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT