• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BUXHETI 2022/ Manastirliu: Do të financojmë Spitalin Memorial në Fier si një model i ri i…
Home
Politikë

BUXHETI 2022/ Manastirliu: Do të financojmë Spitalin Memorial në Fier si një model i ri i…

9 November, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë degjesës për buxhetin 2022 në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se do të financohet spitali Memorial Rajonal Fier me një fond shtesë, për t’i hapur rrugë një modeli të ri të autonomisë spitalore.

“Do të financojmë spitalin Memorial në Fier, duke garantuar ofrimin e shërbimeve terciare për më shumë se 330 mijë banorëve të zonës së jugut. Por gjithashtu sipas sistemit të referimit edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të cilët kanë nevojë që të marrin shërbime të nivelit terciar në këtë spital”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha në fjalën e saj se buxheti për programin e kujdesit spitalor do të jetë 31 miliard e 763 milionë lekë për të mbështetur garantimin për mbulimin falas të disa paketave mjekësore por edhe shërbimeve të ndryshme në sistemin tonë spitalor.

Programi i kujdesit spitalor do të ketë një buxhet prej 31 miliard e 763 milionë lekë pa përfshirë këtu kontributet e sigurimeve shoqërore të cilat në vitin 2022 planifikohet të jenë 15 miliard lekë. Me buxhetin 2022 do të garantohet mbulimi 100% falas i paketave mjekësore, duke përfshirë dializën, transplantin e veshkave, të gjithë paketën e kardiologjisë dhe kardiokirugjisë, të radioterapisë, kataraktit, për mbi 15 mijë pacientë në vit.

Do të vijojë fuqizimi i spitaleve universitare, rajonale, bashkiake me aparatura mjekësore, pajisje biomjekësore të teknoligjisë së avancuar”, tha Manastiliu.

Duke folur për shërbimin laboratorik, Manastirliu bëri me dije se do të sigurohet mbulimi i shërbimeve të diagnostikës laboratorike në çdo spital universitar, rajonal dhe dy spitalet bashkiake, me një volum prej mbi 4.6 milionë analiza laboratorike në vit të çertifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.
Ndërsa sa i takon programit të sterilizimit në shërbimin spitalor. “Do të garantojmë mbulimin e mbi 64 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit në sistemin spitalor publik nëpërmjet shërbimit të integruar të sterilizimit dhe instrumentave kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se Programi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës do të vijojë të mbështesë punën e Qendrës Kombëtare të Urgjecnës Mjekësore për të garantuar menaxhimin e mbi 130 mijë thirrjeve dhe misioneve në vit nga ky program.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA OFRUAN 200 MIJË EURO PËR..."/ Çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit! Zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë, në fillim...
Previous article "A JE PËR ME TË PROPOZUAR?" Dy banorë të tjerë VIP flirtojnë me njëri-tjetrin: Ëndërr e kam një mashkull që…

s.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT