• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BUXHETI 2020/ Balluku: Aeroporti i Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë dhe tuneli i Llogarasë, tre projektet tona madhore
Home
Ekonomi

BUXHETI 2020/ Balluku: Aeroporti i Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë dhe tuneli i Llogarasë, tre projektet tona madhore

19 November, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, projektbuxhetin e Ministrisë që drejton për vitin 2020.

Një buxhet i dizenjuar për të evituar risqe të mëdha financiare, e cilësoi ministria Balluku projektbuxhetin e publikuar nga MFE, teksa bëri të ditur para deputetëve se hartimi i buxhetit te MIE është bazuar mbi rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera mbikëqyrëse, me qëllim parësor për të mos krijuar detyrime të prapambetura.

Pavarësisht buxhetit që Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka akorduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2020, ministrja Belinda Balluku tha se më e rëndësishme është sigurimi i financimit për të përfunduar në kohë projektet e nisura dhe të cilat kanë avancuar. Financimi i tyre do të bëj të mundur mbajtjen e angazhimit për dorëzimin në afatet e parashikuara apo te premtuara.

Infrastruktura pavarësisht tavaneve të ulura dhe buxhetit të shkurtuar, do të jetë sërish çelësi i suksesit për mbështetjen e strategjive kryesore dhe në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se së shpejti do të prezantohen tre projekte të mëdha, me garë të hapur ndërkombëtare – Aeroporti i Vlorës , Aksi Thumanë-Rrogozhinë pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë. Tri vepra të rëndësishme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Ne planifikojmë që të lançojmë tre nga projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë baza mbështetëse e ekonomisë. Në kuadër të politikës për zhvillimin e turizmit, si një nga strategjitë më të forta për rritjen ekonomike, kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lançohet brenda pak javësh duke filluar me aeroportin e Vlorës, të cilin e kemi bërë të ditur për të gjithë publikun se do jetë një aeroport ndërkombëtar i përmasave të një kategorie të lartë, pra më të lartë se TIA. Gjithashtu një nga projektet agresiv që ne besojmë se është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit, por edhe për konektivitetin, si një nga elementët më të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, është aksi i kategorisë A2, i cili parashikohet të ndërtohet, si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian nga Thumana në Rrogozhinë. Dhe për të plotësuar këtë paketë, një tjetër element i rëndësishëm strategjik, që jo vetëm plotëson logjistikën moderne të turizmit, por konsiderohet nga ne si një element i sigurt i nxitjes ekonomike dhe ky është dhe tuneli i Llogarasë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi gjithashtu edhe projektet, të cilat janë në zhvillim e sipër dhe që do të financohen ne buxhetin e vitit te ardhshëm. Në pjesën e infrastrukturës, ministrja Balluku theksoi gjithashtu se në vëmendje do të jenë edhe investimet për rritjen e sigurisë rrugore dhe sinjalistikës.

“Disa nga prioritetet që do të mbështesim me financim gjatë vitit 2020 dhe që parashikohen të përfundojnë brenda periudhës 2020-2022 janë ndërtimi i Unazës së madhe të Tiranës, rehabilitimi i akseve dhe përfundimi i bypass-eve, të Tepelenës, i cili është në hapat e fundit të përfundimit dhe Shkodrës. Gjithashtu do të financohet edhe përfundimi i punimeve të Rrugës së Arbrit dhe do të investohet për përmirësimin e sigurisë rrugore, nëpërmjet punimeve për eliminimin e pikave të zeza, ashtu dhe të shtimit të sinjalistikës”, nënvizoi Balluku.

Përsa i takon energjisë, ministrja e cilësoi vitin 2019 si të vështire për shkak të thatësirës duke nxitur importin e energjisë, ndërsa për vitin e ardhshëm tha se në vëmendje do të jenë investimet për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për qytetarët dhe nxitja e diversifikimit të prodhimit të energjisë.

“Pjesë e rëndësishme e programit është diversifikimi i prodhimit të energjisë, si dhe integrimi në rrjetet energjetike rajonale dhe europiane, duke nxitur kështu investimet në këtë sektor. Në terma konkretë, ky program synon të arrijë furnizimin të pandërprerë të konsumatorit me energji elektrike, rritjen e eficensës së energjisë me 6.5% referuar vitit 2019 dhe rritjen e prodhimit dhe përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme në masën 38%”, nënvizoi Balluku.

Pavarësisht nivelit të ulët të financimit, ministrja Belinda Balluku garantoi deputetët se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është e angazhuar për një performancë akoma dhe më të mirë se ky vit që po mbyllet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRE VITESH/ Flori dhe Arilena sapo publikuan këngën që do t'iu emocionojë të gjithëve
Previous article "LARGIMI I MAURO ICARDIT I KA BËRË MIRË KLUBIT"/ Flet ish-sulmuesi Milito: Ëndrra ime është ta shoh "Pleshtin" në…

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT