Buxheti i vitit 2019, është buxheti më i madh që prek në tërësinë e vet çështje themelore që kanë të bëjnë me një sërë politikat sociale, rritje pagash, investimesh në infrastrukturë dhe jo vetëm.
Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS-së njëherazi kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së Taulan Balla, në takimin e parë sektorial ” Buxheti 2019 dhe lehtësirat e reja fiskale” që u zhvillua të martën në Tiranë.
“Me 1 prill 2019, hyn në zbatim rritja e pagave, një prej angazhimeve prioritare të qeverisë që shënon për sektorin e shëndetësisë rritjen më të larë me 10% të pagave, në sektorin e arsimit kemi 7% rritje dhe rritje 5-6% për sektorin e ushtrisë. Ndërsa buxheti adreson mbështetje të shtuar financiare për programet sociale dhe në mbështetje të shtresave në nevojë si dhe për agjencinë e diasporës”, tha Balla.
Balla u shpreh se, “në buxhetet e 5 viteve buxhetore të kaluara, kemi pasur përgjegjësinë për të shlyer një stok të konsiderueshëm të borxhit të papaguar, sikurse ishe buxheti i parë në vititn 2014, kur erdhëm në qeverisje në vitin 2013. Por hap pas hapi, buxhetet tona erdhën duke u çliruar nga pesha e borxheve të rënda që kishim trashëguar dhe sot ne flasim për buxhete të rritjes së investimeve publike, rritjes ekonomike, nxitjes së punësimit dhe mbështetjes sociale”, deklaroi Balla.


