Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.
Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjitha sektorët.
Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në këto momente në Kryesinë e Kuvendit.
Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.
“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës.
Rritja pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”.
Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind.”, tha ministri.
Ndërkohë ai u ndal edhe tek shifra e parashikuar për shpenzimet për ndihmën ekonomike, e cila sipas ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, është parashikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.
“Skema e pensioneve i rëndon më pak buxhetit të shtetit. Mbi 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen. Shpenzimet për ndihmën e konomike do të jenë në shifrat 20.5 miliardë lekë.”, shtoi ai.


