• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Buxheti 2018/ Zbardhen pagesat për pronën dhe kompensimi për ish-pronarët
Home
Ekonomi

Buxheti 2018/ Zbardhen pagesat për pronën dhe kompensimi për ish-pronarët

18 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Ekonomi

Ministria e Financave ka hartuar tabelat paraprake të buxhetit të vitit 2018. Sipas planit, totali i të ardhurave për vitin 2018 pritet që të arrijë 464.3 miliardë lekë (rreth 3.4 miliardë euro), me një rritje prej 6.4% në krahasim me aktin normativ 2017, apo rreth 200 milionë euro më shumë se të ardhurat që pritet të mblidhen këtë vit.
Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat pritet të arrijnë që në vitin 2017 një nivel rekord prej 28.1% të PBB-së dhe ky nivel pritet që të ruhet edhe përgjatë vitit 2018. Parashikimi i fundit zyrtar për rritjen ekonomike, sipas programit afatmesëm të qeverisë është për një rritje ekonomike prej 4.1% dhe një inflacion prej rreth rreth 2%, çka nënkupton që projektimi real për rritjen e të ardhurave, duke hequr rritjen ekonomike dhe inflacionin është minimal.

Të ardhurat tatimore, të cilat sigurojnë 91.5% të totalit të të hyrave në buxhet, pritet që të rriten me 6.7% (+26.8 miliardë lekë), për të arritur në 425 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat, që do të sjellin 63% të totalit të buxhetit, pritet të rriten me 5.9% (17.8 miliardë lekë), duke arritur në 317.2 miliardë lekë.

TVSH-ja si gjithmonë, do të mbajë peshën kryesore në të ardhurat nga tatimet e doganat, duke siguruar 47.5% të tyre. Në vlerë absolute, të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar pritet të arrijnë në 150.7 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 6.8% në raport me pritshmërinë e këtij viti. Qeveria ka në plan që këtë vit të zgjerojë skemën e TVSH-së edhe tek biznesi i vogël. Megjithatë, në buxhet, plani për TVSH-në mbetet në 9.1% të PBB-së, njësoj si në vitin 2017.

Të ardhurat nga tatim fitimi do të arrijnë në 33.4 miliardë lekë, me një pritshmëri për një zgjerim të ndjeshëm prej 14.4% me bazë vjetore. Nga akciza pritet të grumbullohen 50.4 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 7.9% në raport me pritshmëritë e 2017-s.

Tatimi mbi të ardhurat personale pritet me një rritje modeste prej 3%, për të arritur në 37.3 miliardë lekë. Qeveria ka bërë publik planin për të ulur tatimin mbi pagat e larta nga 23% në 18%, por deri tani nuk ka sinjale se kjo do të ndodhë brenda vitit 2018.

Të ardhurat nga taksat nacionale janë të vetmet që parashikohen me ulje prej 3.4%, për të arritur në 38.3 miliardë lekë.
Taksat doganore, pesha e të cilave në buxhet mbetet e ulët, pritet të arrijnë në 7 miliardë lekë.

Taksa e pronës, do paguhet 21 milionë euro më shumë në 2018-ën
Qeveria ka bërë publik planin për të ndryshuar taksimin mbi pronën, nga fikse, në bazë të vlerës, ndonëse ende nuk është bërë i qartë projekti final. Në projektbuxhetin 2018, pritshmëria për të ardhurat nga taksa e pronës është rritur ndjeshëm në raport me programin afatmesëm të financave.
Arkëtimi nga taksa e pronës pritet të rritet me 54%, për të arritur në 8.1 miliardë lekë në raport me pritshmëritë e 2017-s. Pra shqiptarët do të paguajnë rreth 60 milionë euro taksë për pronën, apo rreth 21 milionë euro më shumë se këtë vit. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, të ardhurat nga taksa e pronës pritet të arrijnë në 0.5% të PBB-së, në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në programin fillestar afatmesëm, parashikimi për të ardhurat nga taksa e pronës ishte 5.6 miliardë lekë (pothuajse njësoj me 2017-n), në rreth 0.3% të PBB-së.

Të ardhurat nga taksat lokale pritet me rënie në krahasim me 2017-n, me 11.3% më pak, për të arritur në 10.3 miliardë lekë.

Fondet speciale
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore pritet të rriten me 6.2%, në 74.6 miliardë lekë. Të hyrat nga sigurimet shoqërore do të zgjerohen me 7% në 11.9 miliardë lekë.

Për kompensimin e pronarëve parashikohen 1.5 miliardë lekë, apo 500 milionë lekë më pak se një vit më parë. Të ardhurat jo tatimore pritet të zgjerohen me 5.6% në 25.7 miliardë lekë. /Monitor/ma.me

buxheti-paraprak-2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Vihen në pikëpyetje dhjetra grada shkencore në Fakultetin e Infermierisë
Previous article Të gjithë "çmenden" për fizikun e kësaj modeleje (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT