• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BUXHETI 2018/ Shehaj: Është mediokër; Ekonomi: Ka rritje me 4.2%
Home
Sociale

BUXHETI 2018/ Shehaj: Është mediokër; Ekonomi: Ka rritje me 4.2%

15 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Deputetja e PS, Milva Ekonomi dhe ai i PD, Agron Shehaj janë përplasur në debat në emisionin “Repolitix” në Report Tv për buxhetin e vitit 2018, që do të diskutohet nesër në Kuvend në parim.
Ekonomi u shpreh se buxheti është i fokusuar te mirëqenia dhe rritja ekonomike. “Foksi i buxhetit është te rrija ekonomike dhe mirëqenia. Buxheti parashikon rritje 4.2% dhe ka në kujdes parametrat makro-fiskal. Buxheti është i hartuar me kujdes dhe optimist. Buxheti i 2018 është rreth 4 miliardë euro, ka në administratë 81660 punonjës” deklaroi ajo.

Ndërsa për deputetin e PD, Agron Shehaj, buxheti është mediokër duke e cilësuar pa vizion. “Shteti dhe qeveria ka humbur besueshmërinë te qytetarët. Unë nuk kam besim te INSTAT, por jo vetëm unë. Rritje ekonomike 4%? Po të pyesim qytetarët a kanë pasur rritje? Unë shoh vetëm njerëz që ikin. Jemi vendi i parë dhe të dytë ishin vendet afrikane që duan të ikin. Ish-ministri i Brendshëm është i akuzuar për trafik droge, nuk ka mbetur besim.

Qytetarët nuk kanë më interes për buxhetin. Buxheti është mediokër, nuk ka vizion. Fokusi i kësaj qeverie nuk është buxheti, po bëhet gjithçka për të hequr vëmendjen nga gjëra të tjera. Buxheti duhet të synonte zhvillimin ekonomik”.

Duke u ndalur te koncesionet, Ekonomi theksoi se aktualisht janë 209 kontrata aktive nga 221. “Janë 209 koncesione aktive nga 221, 178 kontrata janë dhënë deri në 2013, 134 janë të lidhura nga PD. Sot vazhdojmë të punojmë me idenë e koncesioneve, por me PPP, merr një risk sektori privat”.

Ndërsa për deputetin e PD, koncesioni është një borxh i fshehur që do të rëndojë në xhepat e taksapaguesve. “Ne nuk jemi kundër rrugëve, por as koncesioneve, por kundër shpërdorimit të investimeve. Qeveria thotë se duam të ndërtojmë shkolla me koncesione, ne nuk jemi çmendur që të themi mos bëhen shkolla. Rezerva jonë është që nuk është instrument i duhur” tha Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto 5 vende të botës nuk lejohen të vizitohen nga asnjë njeri. Ja kush janë
Previous article Soni Malaj në krizë me partnerin/ Ja çfarë i bëri ai gjatë eventit kulturor

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT