• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati takon Rikevics: Letonia mbështet hapjen e NEGOCIATAVE për Shqipërinë
Home
Shqipëri

Bushati takon Rikevics: Letonia mbështet hapjen e NEGOCIATAVE për Shqipërinë

21 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Letoni. Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkevics, ministri Bushati diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri Rinkevics konfirmoi qëndrimin mbështetës të Letonisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë gjatë këtij viti. Ministrat diskutuan edhe mbi situatën në rajon. Ministri Rinkevics vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Gjatë takimit, ministrat shkëmbyen mendime për çështjet e sigurisë globale me të cilat po përballet Evropa dhe bota. Ministrat Bushati dhe Rinkevics vlerësuan bashkëpunimin dhe rolin e vendeve të tyre, edhe si vende anëtare të NATO-s, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ISIS dhe rolin e aktorëve të tretë në krizat rajonale.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me kryetaren e Saeima-s letoneze, Inara Murniece, me kryetaren e Komitetit për Punët e Jashtme, Lolita Cigane, të cilat i njohu me progresin dhe aspiratat e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë qëndrimit në Letoni, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake të NATO e FP, në Adazi, ku po shërben kontingjenti i dytë i FARSH, me një togë EOD me 18 ushtarakë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U martua me miliarderin maqedonas, Adelina Tahiri sapo pranoi se është shtatzënë. Zbuloni gjininë e fëmijës (FOTO)
Previous article Fëmijët marrin drunjtë për t'u ngrohur para librave! Situata e trishtë në shkollën e Bulqizës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT