• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati në Bruksel: Shqipëria nuk ulet në dy karrige si Serbia
Home
Shqipëri

Bushati në Bruksel: Shqipëria nuk ulet në dy karrige si Serbia

5 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka dhënë një intervistë në Euobserver për gazetarin Andrew Rettman.

Duke folur për rolin e Rusisë në rajon, Bushati thotë se Shqipëria kurrë nuk është ulur në dy karrige.

Një krahasim ky me Serbinë, e cila pavarësisht negociatave për anëtarësim në BE, nga ana tjetër kundërshtoi sanksionet ndaj Moskës.

Intervista e plotë

Shkëlqimi i BE lë në hije Rusinë në Ballkanin Perëndimor

Rusia nuk mund të konkurrojë me Bashkimin Europian si një model tërheqës në Ballkanin Perëndimor, por mund të luajë një “rol pengues”, thotë Shqipëria.

“Ne kemi parë një prezencë të shtuar të Rusisë gjatë 5-6 viteve të fundit, por, e thënë troç, modeli që shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor preferojnë është ai i Bashkimit Europian”, thotë Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një invervistë për “EU Observer”.

“Nuk jam në dijeni të ndonjë politike të ndjekur nga ndonjë prej fqinjëve tanë, që mund të vendosë një pikëpyetje mbi procesin e anëtarësimit. Nuk ka ndonjë partneritet apo trajtim të veçantë që Rusia mund të ofrojë”, shtoi ai.

Bushati theksoi se “Bashkimi Europian është shumë më tërheqës”, për arsye politike dhe gjithashtu ekonomike.

Ai shtoi se njerëzit që kanë jetuar në “diktatura komuniste”, janë shumë më të tërhequr ndaj vlerave europiane. “Kjo ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet jeta publike në Europë, me mënyrën se si pasuria shpërndahet në shoqëritë europiane, me të drejtat e njeriut, me respektin për pakicat, me setin e normave dhe vlerave që ne do të dëshironim të zhvillonim”.

Sipas ministrit, ka një ndryshim midis “fuqisë së butë” të Rusisë dhe masave të tjera që ajo ndërmerr. “Ka një dallim të qartë midis prezencës ruse dhe aktiviteteve të mirëfillta penguese të ndjekura në disa vende, përsa i përket integrimit të tyre euro-atlantik apo europian”.

Mali i Zi akuzoi Rusinë për orkestrimin e një grushti shteti vitin e shkuar, me qëllim pengimin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Me Maqedoninë që gjithashtu po përpiqet t’i bashkohet aleancës perëndimore, Bushati mendon se një ndërhyrje e re e Rusisë nuk mund të përjashtohet.

“Ky është një skenar i mundshëm”, tha ai. Sipas tij, kjo nuk “do të përbënte një habi”, duke parë qëndrimin e Rusisë në krizën e fundit politike në Maqedoni, kur propaganda ruse u përpoq të ndizte tensionet ndëretnike dhe ndienjat anti-europiane.

“Rusia ka qenë shumë aktive në fqinjin tonë, me deklarata të vazhdueshme politike gjatë krizës në Maqedoni, më shumë deklarata edhe se vetë BE”, vëren ai.

Bushati foli për “EU Observer” në Bruksel, në mes të një mësymje diplomatike të Tiranës për të hapur bisedimet e anëtarësimit me BE-në në 2018-n.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua të hënën me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Të martën, ai do të zhvillojë bisedime me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me kryetarin e Parlamentit, Antonio Tajani dhe gjithashtu, me kryediplomaten e BE-së, Federica Mogherini.

Bushati pranon se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë në drejtim të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë, ai thotë se Shqipëria e ka treguar veten si një aset në sigurimin e kufijve të BE-së, në përballimin e krizës së emigrantëve dhe në luftën kundër radikalizmit ekstrem.

Bushati theksoi gjithashtu se anëtarësimi i vendit në NATO në vitin 2009 tregoi një “qartësi strategjike” të orientimit shqiptar.

Ministri i Jashtëm vëren se Shqipëria ka përputhur tërësisht politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian, përfshi edhe në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

“Ne asnjëherë nuk i kemi lejuar vetes që të ulemi njëkohësisht në dy karrige”, thotë ai, duke nënkuptuar Serbinë, një kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian që bojkotoi sanksionet europiane dhe që vazhdimisht përpiqet të kultivojë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë.

Në mendimin e tij, Bushati tha gjithashtu se dalja e Britanisë nga unioni nuk do të përbëjë problem për politikën e zgjerimit.

SIpas tij, fakti që Britania planifikon të presë samitin e vitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e mbashtetjes së vazhdueshme të Londrës për procesin e zgjerimit europian.

Për Bushatin, integrimi i Ballkanit Perëndimor do të ishte një zgjatim i natyrshëm i planeve të Bashkimit Europian për një Europë të bashkuar, një qasje që ka fituar një temp të shtuar pas Brexit.

“Fakti që Bashkimi Europian dëshiron një integrim më të thellë pas Brexit nuk e përjashton vazhdimin e procesit të zgjerimit. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, ky është një vazhdim i natyrshëm i projektit europian”, përfundoi Bushati./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pjesë e ‘listës së zezë’ të Ramës, ish-drejtori merr detyrë të rëndësishme
Previous article "Në përmbytjet e vitit 2010, helikopterët u përdorën si taksi për politikanët”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT