• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Burrneshat shqiptare ose virgjëreshat e përbetuara
Home
Jetë

Burrneshat shqiptare ose virgjëreshat e përbetuara

26 November, 2017 k.autor Jetë

Termi “burrneshë” përdoret shumë në vendet ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e veriut, në Kosovë dhe në Malin e Zi dhe nënkupton vendimin e një gruaje për të jetuar si burrë e që shoqëria e njeh si të tillë.

Këtyre virgjëreshave të përbetuara, fotografja italiane Paola Favoino i ka dedikuar projektin “Je Burrneshe!”, një galeri me fotografi në qytetin e Torinos. Ky projekt përfshin një sërë fotografish dhe një dokumentar me metrazh të shkurtër, të realizuara prej vitit 2010 e deri tani. Pas shumë udhëtimesh në Shqipëri, Favoino ra në gjurmët e këtyre personave dhe takoi burrneshën e parë, Gjinin, që sot është 80 vjeç.

Në mediat italiane kjo ekspozitë ka marrë shumë jehonë dhe gazetat më prestigjioze kanë shkruar edhe mbi fenomenin. Ato thonë se motivet që detyrojnë gratë të zgjedhin këtë jetë janë të shumta, që nga mungesa e trashëgimtarëve meshkuj pas vdekjes së kryetarit të familjes, e deri te refuzimi i një propozimi për martesë apo prirjet lesbike që nuk mund të thuhen hapur. Sot vajzat shqiptare nuk kanë pse të zgjedhin më këtë jetë, por shumë burrnesha, tashmë të moshuara, janë ende gjallë për të treguar historinë e tyre.

Shihni galerinë e mëposhtme me disa nga personazhet./Tiranapost.al/

Gjini nga Lezha. Foto e vitit 2011. Sot mbi 80 vjeç, është kthyer në burrneshë që në moshën 22 vjeçare pasi prishi fejesën. Sipas Kanunit, një premtim i pambajtur (besa) lahet me gjak.

Fize, 56 vjeç. Foto e vitit 2013. Bëhet burrneshë në moshën 14 vjeçare pas vdekjes së vëllait.

G., 48 vjeç. Foto e vitit 2013. Bëhet burrneshë në moshën 17 vjeçare pas vdekjes së të atit. Sot jeton me mamanë dhe familjen e Ilirit, vëllait të vogël që falë sakrificës së saj ka mundur të ndjekë studimet e larta.

Marku, 50 vjeç nga Lezha. Foto e vitit 2011. Është më e vogla e motrave, por që e vogël ndihej burrneshë. Ka punuar si mekanik dhe ka humbur tre gishtërinj në kohën e diktaturës. Sot jeton me vetëm me macet dhe herë pas here viziton vëllain në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Super Leo Messi, Barcelona barazon rezultatin
Previous article VIDEO/ PSG dyfishon shifrat ndaj Monacos, Neymar autor i golit

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT