Mendonim se skenarët e fillmave me tradhëtira në çift, me përgjime të njëri tjetrit nga frika e tradhëtisë dhe e rrëmbimit të pronave dhe pasurisë ishin thjeshtë pjellë e fantazisë se skenaristëve dhe regjisorëve të Hollivudit. Por, me sa duket, jeta reale edhe në Shqipëri, eshte e mbushur me lende te pare per te ofruar skenare te denjë per çmime Oscar.
I tille duket se po rezulton edhe nje histori e konsumuar ne Bushat te Shkodres rreth dy vjet me pare, ku frika e tradhetise nga bashkeshortja, xhelozia dhe frika e rrembimit te gjysmes se pasurise, ka çuar ne hartimin e nje plani makaber gati gati perfekt. POr qe fale kembenguljes se hetuesve, ka çuar ne zbardhjen e saj dhe venine e protagonisteve, ne bankon e te akuzuarve.
Ne gjykaten e Krimeve te Rënda ështe zhvilluar seanca ndaj Fatjon Karmeshta, i cili dyshohet të jetë përfshirë në ngjarjen e pranveres se 2016, duke u shnderruar ne personazhin kyç te historise. Megjithëse Karmeshta nuk ka pranuar të flasë para trupës gjykuese, duke thënë se nuk është në gjendje dhe se do të flasë në një moment të dytë.
Pas shume hetimeve dhe verifikimeve te detajuara, Karmeshta akuzohet se është përfshirë në vrasjen e shtetases Suela Sula, më 23 prill 2016, në ambjentet e nje mobilerie prone e familjes së saj, që ndodhet në Bushat të Shkodrës.
Ballafaqimi i provave. fakteve dhe deshmive, i çuan oficeret e policise gjyqesore tek dyshimi se ai është pajtuar kundrejt pageses për krimin e rëndë nga burri i viktimës, i cili ka qenë xheloz për gruan dhe ka pasur frikë se mos ajo ndahet prej tij dhe i merr gjysmën e pasurisë. Dilema e madhe shekspiriane eshte zgjidhur nga bashkeshorti, me sa duket nepermjet nje rruge ne dukje te shkurter, por qe tani po rezulton nje ferr i vertete per dy protagonistet.
Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Sadetin Sula, është arrestuar dhe shtetasi Fatjon Karmeshta, për të cilin Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Prokuroria dyshonte që ka qenë bashkëshorti i viktimës, i cili ka urdhëruar Karmeshtën për të vrarë gruan e tij. Në trupin e viktimës Suela Sula janë gjetur gjurmë ADN-je të Fatjon Karmeshtës. Ndërsa, prokuroria sqaroi se Suela është mbytur me duar në fyt nga Karmeshta.
Alpenews.al


