• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURRI VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ Fëmijët duan kujdestarinë nga daja
Home
Breaking News

BURRI VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ Fëmijët duan kujdestarinë nga daja

12 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zhvilluar sot seanca e radhës për kujdestarin e fëmijëve të Ballshit pas vrasjes se nenës se tyre nga bashkëshorti Gazmend Musta. Edhe seanca e sotme është zhvilluar me dyer te mbyllura ku kane marrë pjese gjyshërit e dy fëmijëve, ndërsa nuk ka qene i pranishëm Gazmend Musta i cili ka lëshuar nje deklarate nga burgu për përfaqësimin e tij nga avokati. Ne seancën e sotme është dëgjuar fjala e vajzës se mitur ne prani te psikologes dhe kujdestares se fshatit SOS. Pas tragjedisë se vrasjes se nenës se saj dhe tezes, ajo jeton nen kujdestarin e fshatit SOS.

Ne seancën e sotme vajza mësohet se nuk ka pranuar te shkoje te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait qe vrau nenen dhe tezen. Ne seancen e sotme qe është zhvilluar gjithashtu me dyer te mbyllura vajza është shprehur se do te shkoje te jetoje me dajën dhe se kërkon te mbaje edhe mbiemrin e familjes se nenës se vrare. Marrja ne pyetje e vajzës se mitur është kryer ne prani te kujdestares se fshatit SOS dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kane kërkuar edhe daja e fëmijëve por edhe prindërit e autorit te kësaj vrasje. Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qene Gjyshmi Caushaj qe hapi padi kundër vrasësit të dy motrave te tij, për t’i marr kujdestarin e fëmijëve qe tashme janë strehuar ne fshatin SOS. Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri ne Ballsh.

Por pas kërkesës se dajës se fëmijëve kane qene prindërit e autorit te kësaj vrasje qe paraqiten ne gjykatën Fier te njëjtën kërkese për kujdestarin e dy fëmijëve te djalit te tyre, Gazment Mustes. Mësohet se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve.

 NGJARJA

Krimi i rende në familje ka nisur ne pasditen e 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushaj. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Debati me Gentianen ka sjelle reagimin e ashpër te Gramozit deri ne aktin e tmerrshëm vrastar duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten Gentianen dhe motren e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar. Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qera në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 4 MINUTA LOJË/ Chiellini shënon ndaj Atleticos por arbitri... (VIDEO)
Previous article MERO BAZE/ Pse opozita ndjehet e përgjuar, kur flitet për ndërhyrjen ruse?

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT