• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BURRI MË VDIQ, PO MË MARRIN DHE BANESËN”/ Kunatat përballen në TV: Ne skemi lidhje…
Home
Breaking News

“BURRI MË VDIQ, PO MË MARRIN DHE BANESËN”/ Kunatat përballen në TV: Ne skemi lidhje…

4 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

12 vjet më parë një 28 vjeçare nga Korça kurorëzoi martesën me bashkëshortin i cili një muaj më parë ka ndërruar jetë.

Ai u nda nga jeta pasi abuzonte shumë me alkoolin. Çifti fillimisht jetoi 6 vite në shtëpinë e prindërve të burrit dhe më pas dolën në shtëpi më vetë. Banesa asokohe u ble nga të dy bashkëshortët, një pjesë të parave guraja thotë se i ka marrë në familjen e saj.

Por problemet me alkoolin bënë që burri të ishte i dhunshëm me gruan dhe me djalin. Gruaja rrëfen se është abuzuar fizikisht edhe kur ka qënë shtatëzanë. Vendimi për të shkuar në divorc gruaja e ka marrë shumë vonë pasi ajo nuk donte të shkatërronte familjen.

28-vjeçaria rrëfen se nuk e la bashkëshortin për hir të fëmijëve. Megjithatë dhuna e vazhdueshme bëri që burri disa herë të ndëshkohej për dhunë në familje madje të kryente edhe dënim me burg. Gjatë periudhës që bashkëshorti ishte brenda gruaja rrëfen se ka përballuar jetesën e vetme. Ajo ka jetuar në Tiranë për tre vjet ku punonte si sanitare. Problemet e vazhdueshme kishin bërë që ajo të shkonte të jetonte me prindërit e saj pasi ishte edhe shtatëzanë me fëmijën e dytë, një shtatëzani e cila nuk dëshirohej nga bashkëshorti. Por një muaj më parë teksa çifti paraqitej në seancat për të kryer divorcin bashkëshorti humb jetën.

Aktualisht gruaja do të rikthehet në shtëpinë për të cilën ka kontribuar por kunati nuk e lejon, sot nëna 28 vjeçare kërkon ballafaqim në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur”.

“Kunati pretendon të marrë të gjitha shpërblimet dhe tokën, nuk më lejon të kthehem në banesën ku kam kontribuar. Ai vjehrra, as kunati nuk më lënë të kthehem në shtëpinë time. Pavarësisht se po ndahesha me burrin, unë kam dhënë kontribut për të blerë atë shtëpi, tani duan të ma marrin. Ajo iu takon fëmijëve të mi”,- thotë Marjana.

Me të nuk u përball vjehrra por kunata.

Ne skemi lidhje , me atë shtëpi fare. Është blerë me lëkë të vjehrrës ajo shtëpi dhe të kunatit, jo të Marjanës. Ajo problemin e ka me të zotin e shtëpisë, se banesa është në emër të tij”,- thotë kunata e Marjanës.

Faktin e kontributit financiar për blerjen e shtëpisë e konfirmon edhe babai i Marjanës.

“Ata, familja e dhëndrit nuk kishin bukë të hanin. Kam kontribuar fillimisht me 3 milion lekë për blerjen e shtëpisë, pastaj i dhashë 1 mijë euro, në fund fare 700 mijë i dhashë. Atij zotit të shtëpisë i kam mbetur rreth 200 mijë lekë të vjetra borxh, po në fund ai tha se nuk i donte”, u shpreh zotëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOI GOL KUNDËR "KATALANASVE"/ Talenti i Villarrealit tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha, ja lista
Previous article RIKANDIDIMI/ Veliaj: Nëse bashkëpunojmë, edhe 4 vitet e tjera do jenë histori suksesi

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT