Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Korinth të Greqisë, ku një 45-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten, duke e goditur disa herë me thikë.
Më poshtë ju sjellim foton e çiftit shqiptar, ndërsa raportohet se gruaja është dërguar në Athinë për mjekim të specializuar dhe ndodhet në koma. Gruaja nuk i ka shpëtuar ende rrezikut për jetën dhe 24 orët e ardhshme janë tejet të rëndësishme për jetën e saj.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas grindjeve të forta midis çiftit. Mediat lokale shkruajnë se shqiptari e kishte dhunuar edhe më parë bashkëshorten e tij. Policia është në kërkim të burrit që kreu aktin, ndërsa më poshtë është fotoja flu e të plagosurës, publikuar nga mediat greke.
Pak ditë më parë, një shqiptar vrau me shufër hekuri vajzën e tij 28 vjeçare, duke e varrosur pas shtëpisë ku banonte. Shkak ishte lidhja e vajzës me një djalë afgan, i cili jetonte prej vitesh në rajonin e Korfuzit.



