Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve.
Gjatë fjalës së tij kreu i Grupit të PS Taulant Balla është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi pasi ky i fundit i ka ndërhyrë disa herë teksa ai fliste.
Në kohën që Gjuzi fliste pa mikrofon, Balla i ka kujtuar një “nder” për të cilin thotë se e ka telefonuar duke e falenderuar.
“Se burrat janë burra nuk janë gra, zotrote ke pasur, një rast… (Gjuzi e nderpret) të rrofshin mustaqet ty.
Ke pasur një rast javën e kaluar. (Gjuzi e nderpret) Të lutem te lutem… Po ti je dhe mashtrues.
Të kam telefonuar dhe me telefon dhe me kë thënë dhe faleminderit. (Gjuzi e nderpret)
Po mirë mirë ske faj ti fajin e ka Luli që të solli ty këtu…”, thotë Balla.


