• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Burracak’, Izet Haxhia i numëron akuzat Fatos Klosit: Pse trembesh o bandill nga hapja e dosjes “Hajdari”?
Home
Shqipëri

‘Burracak’, Izet Haxhia i numëron akuzat Fatos Klosit: Pse trembesh o bandill nga hapja e dosjes “Hajdari”?

27 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Izet Haxhia ka reaguar ashper pas deklarates se bere nga ish kreu i SHISH, Fatos Klosi, i cili e quajti ate burracak nje person qe më shumë flet broçkulla, sesa fakte.

“Pse trembesh o bandill nga hapja e çeshtjes Hajdari. Te njejten frike ka edhe ‘armiku ‘jot Berisha si nxjerres ne prite i Hajdarit. A te kujtohet kur prokuroret e kesaj çeshtje me ne krye Haxhi Giun, shkonin nje dite ne zyren tende, takoheshit ne darke tek Kartodromi i Mirit te Xhikes, dhe te nesermen po keta prokurore shkonin ne zyren e Berishes”-shkruan Haxhia.

Reagimi i Izet Haxhise

‘Anal -isti’ i kudogjendur ,Klosi ne nje interviste te serialit te tj te intervistave ,me bente shume akuza duke me quajtur edhe burracak ,se koha ime kishte marre fund ,se çeshtja hajjdari ishte mbyllur njehere e pergjithmone ,se ato qe kam rrefyer ,duhet ti kisha rrefyer me kohe se tani nuk kane vlere etj. E prisja nje reagim te ketij ish spıuni ,qe mbi kurrizin e tij rendojne me dhjetra vrasje te pazbuluara akoma ,te kryera me urdhrin e tij .Po perse ky spiun i shumfishte ,pervers e bastard kerkon te mbjelle ne opınıonin publik idene, se rrefimet e mia nuk kane me vlere?Desha ta pyes ,çfare lidhje ka ky me treshen e Uçk te grupit te Rognerit qe jane organizatoret e vrasjes se Hajdarit ?Po me vrasjen Ahmet Krasniqit ,çfare e lidh kete ‘veteran’ te UÇK qe merita e tij eshte qe ka perçare Shqiparet e kosoves dhe u ka shitur arme me çmime marramendese.Pse trembesh o bandill nga hapja e çeshtjes Hajdari .Te njejten frike ka edhe ‘armiku ‘jot Berisha si nxjerres ne prite i hajdarit .A te kujtohet kur prokuroret e kesaj çeshtje me ne krye Haxhi Giun ,shkonin nje dite ne zyren tende ,takoheshit ne darke tek Kartodromi i Mirit te Xhikes, dhe te nesermen po keta prokurore shkonin ne zyren e berishes.. Nga njera ane, ti u hiqeshe si mik Haklajve ,ndersa nga ana tjeter u shisje me ane te njerzve te tu ,bombat e telekomandura te ardhura nga Austria ,te porosıtura nga miqte e tu te Rognerit ,per te vrare Rugoven ,dhe kur nuk ju zbriti RUGOVA nga avioni ne Rinas ,bombat ju dhane komandos qe vrau Haklajt..Desha te kujtoj ,se ndoshta e ke harrruar ngaqe ke urdheruar shume vrasje , perse e vrave Milan Vason ?Per llogari te kujt ?Ata tre personat qe erdhen e te takuan te cilit sherbim sekret te huaj ishin..?Kam shume gjera per te thene zoti oo7 por mos harro harro se ke bere shume krime ,dhe do vije dita qe do mbytesh ne gjakun e atyre qe ke urdheruar per te vrare ,se me gjakun tone nuk arriti dot ta derdhje edhe pse thure shume plane per vrasjen time dhe te vellezerve te mij ..As pallati ku banon me 14 kafe nuk te shpeton dot o Fatos Klosi.

Deklarata e Fatos Klosit

Dekarata e Klosit u be gjate nje interviste per “Albanian Free Press”, ne pergjigje te premtimit te Izet Haxhise se do te sjelle fakte te reja rreth vrasjes se Azem Hajdarit.

Cfare tha Fatos Klosi

Kjo çështje për mendimin tim është mbyllur. Izeti me deklaratat e herëpashershme në shtyp do që të duket, do që të evidentohet, do që të jetë në qendër të vëmendjes. Por tashmë është shumë vonë. Izeti kur duhej të tregonte, kur duhej të dëshmonte, kur duhej të jepte fakte, u struk, u tremb. Izeti më shumë flet broçkulla, sesa fakte. Shumë gjëra që ai mendon se janë fakte, i sjell tani dhe jo në kohën e duhur. Ky është problemi më i madh i tij. Historia e tij ka marrë fund, pasi është treguar burracak. I friguar dhe pa ekuilibër në momentet e duhura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Higuain mungon edhe ndaj Atalantës
Previous article Ylli i Arsenalit me premtim shumë të madh për tifozët, pas turpërimit në finale ndaj Man Cityt (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës Politikë

DORËZON NË PS “MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË”/ Spiropali: E mbajta premtimin ndaj Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT