Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që sot ta nisë ditën duke konsumuar kafe me ish-Presidentit Alfred Moisiu, që siç e konsideron kreu i qeverisë “është një burim i pashtershëm urtësie”.
rama moisiu
Rama ka postuar një foto me Moisiun, ndërsa të dy shfaqen duke biseduar.
Në foto, duket që kryeministri Rama po dëgjon me shumë vëmendje këshillat e ish-kreut të Shtetit.
“Me Presidentin Moisiu, burim i pashtershëm urtësie”, shkruan Rama krah fotos, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e takimit.


