• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BURGU I BURRELIT/ Thirrja e antikomunistëve: Kosovë e Çamëri do të jenë prapë Shqipëri
Home
Dossier

BURGU I BURRELIT/ Thirrja e antikomunistëve: Kosovë e Çamëri do të jenë prapë Shqipëri

10 October, 2018 k.autor Dossier

Imagjinoni 500 burra, që në kor, këndojnë këngë për mëmëdheun, për flamurin, për Kosovën e Çamërinë, brenda burgut ferr në Burrel.

Të gjithë antikomunistë, të gjithë njëzëri kishin tronditur muret e këtij burgu, duke bërë që t’u dridheshin këmbët gjithë policëve të komandës dhe gjithë administratës së burgut. Ishte festa e pavarësisë, 28 nëntor 1947.

Në librin e saj “Përtej harrimit Abdulla Rami”, Ermira Xhomaqi Godo, sjell shumë kujtime të xhaxhait të saj Avni Xhomaqi, sidomos për periudhën e vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, së bashku me gjyshin e saj Abdulla Ramin. Ndër kujtimet e shumta të Avni Xhomaqit, është edhe kjo  ngjarje me të vërtetë e  rrallë, ndodhur në burgun famëkeq të Burrelit.

Xhomaqi kujton se atë ditë, të burgosurit kishin menduar ta përkujtonin kësisoj festën e Pavarësisë: Ata kishin nisur të këndonin fort, njëzëri për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe Çamërinë. Ngjarja e pazakontë kishte vënë në alarm gjithë adminsitratën e burgut. Ja si e dëshmon Avni Xhomaqi këtë ngjarje të rrallë.

 “Nuk më del nga mendja 28 nëntori i vitit 1947.  Mbasdite na kishin nxjerrë për të marrë pak ajër dhe për të mbushur ujë në pusin që ishte në mes të oborrit të burgut. Ishte Festa e Flamurit atë ditë, dita më e shënuar e shqiptarëve! Kjo datë e shënuar do të festohej atë ditë edhe aty, do ta festonim atë ditë edhe ne atë jubile në atë burg-ferr të Burrelit ku na kishin hedhur… do ta festonim ashtu duke ia marrë këngës. Dhe më shumë se 500 zëra burrash shpërthyen bashkërisht në oborrin e burgut. Burra, pleq e djem të rinj filluan të këndonin për flamurin, për mëmëdhenë, për Kosovën dhe për Çamërinë:

Kosovë e Çamëri/ Do të jetë prapë Shqipëri…

U tronditën muret e burgut nga kënga dhe gjëmimi i gjokseve tona. U vu në alarm policia, administrata e burgut dhe gardianët. Me automatikë në duar, u binin bilbilëve si të tërbuar dhe na detyruan të futeshim brenda. E ndaluan këngën. Drejtori i burgut, rrethuar me togën e policëve na pyeste një nga një:

-Kush e filloi i pari këngën, kush ia mori këngës?

-Të gjithë bashkë ishim në këngë, të gjithë ia morëm këngës, të gjithë bashkë!” – ishte përgjigjja e të burgosurve.

Atëherë të gjithë nuk na merrnin dot, por veçuan prej nesh  rreth 30 veta, që i kishin gjithnjë në shënjestër; dhe midis tyre edhe ish-ministrin e Arsimit, Gjergj Kokoshin, Abdulla Ramin, Ibrahim Biçakçiun, Qemal Vrionin edhe të tjerë, dhe pasi i urdhëruan të hiqnin këpucët, çorapet e xhaketat, i futën në birucat e mbushura me ujë të akullt. Këto biruca ishin të posaçme për tortura të tilla. i lanë me orë të tëra…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA "BREXIT"/ Zyrtarëve të BE-së u kërkohet të përgatiten për të edhe pa marrëveshje
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Izrael-Shqipëri: FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për TIFOZËT

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT