• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Burgosen 9 ish-udhëheqës të Katalonjës, kundërshtojnë shkëputjen nga Spanja
Home
Botë

Burgosen 9 ish-udhëheqës të Katalonjës, kundërshtojnë shkëputjen nga Spanja

3 November, 2017 Redaktor2 Botë

Një gjykatës në Spanjë urdhëroi sot qëndrimin në burg të 9 ish-udhëheqësve të Katalonjës, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë në akuzat për rebelim, nxitje dhe shkëputje të rajonit nga Spanja.

Më pas gjykatësi vendosi vetëm për njerin prej tyre që të ndiqet në liri, pas pagimit të një garancie prej 58.300 dollarësh.

Udhëheqësi i shkarkuar i Katalonjës Calers Puigdemont nuk ishte mes të arrestuarve në gjykatës e Madritit. Një prokuror spanjoll ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij, meqë nuk iu bind urdhërit për t’u paraqitur në gjykatë.

Zoti Puigdemont i ka hedhur poshtë gjithë akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe tha se do të kthehej në Spanjë, vetëm në se merr garanci për një proces ligjor të lirë e të drejtë.

Prokurorët kanë ngritur akuza ndaj 14 udhëheqësve katalonas, mes tyre zoti Puigdemont dhe zëvendësi i tij, Oriol Junqueras.

Qeveria e Spanjës mori kontrollin e Katalonjës javën e kaluar dhe e shpërndau parlamentin rajonal, si përgjigje ndaj refendumit për pavarësi të 1 tetorit, që u pasua me shpalljen e pavarësisë nga ligjvënësit katalonas.

Banorët e Katalonjës janë të ndarë rreth pavarësisë. Ata që morrën pjesë në referendum zgjodhën pavarësinë, por kundërshtarët e bojkotuan votimin, ndërsa Madriti e shpalli të paligjshëm.

Vendimi i Spanjës javën e kaluar për heqjen e autonomisë ndaj Katalonjës, po ashtu kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këtë rajon në dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foto/ Modelja nuk i lë vend imagjinatës
Previous article Surprizon moti, borë në fundjavë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT