• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURGJET/ Fatura e “kripur” e mbajtjes në qeli të 5800 personave
Home
Aktualitet
Kronikë

BURGJET/ Fatura e “kripur” e mbajtjes në qeli të 5800 personave

14 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Plot 5800 persona ndodhen aktualisht të izoluar në qelitë e paraburgimeve apo të burgjeve në vend. Por sa kushton mbajtja në qeli e një personi taksapaguesve shqiptare? “ABC News” sjell një tablo të shifrave të kripura.

Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, listoi Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve. Referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport, rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 përqind të numrit të popullsisë.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Kjo shifër shoqërohet me një kosto jo pak të kripur për buxhetin e shtetit.

Por sa i kushton taksapaguesve shqiptarë mbajtja në qeli e një personi në 24 orë?

“ABC News” sjell një tablo të kostove, bazuar në të dhëna të siguruara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e punonjësve të policisë apo shërbime të tjera të nevojshme një i burgosur mashkull i kushton shtetit rreth 2 mijë lekë të rinj në ditë.

Ndërsa një e burgosur femër kushton nga 5 mijë deri në 5 mijë e 700 lekë në ditë. Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen për shkak të specifikave të shërbimeve të nevoshme tek femrat. Të tilla janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në raste e nënave me fëmijë nën 3 vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg. Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6500 lekë në ditë. Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë në ditë.

Referuar shifrave, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë./ABCNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mariza Iknomi kundër ndërhyrjeve kirurgjikale: Më pëlqen t’i ngjaj mamit tim, jo Monica Bellucit
Previous article U tall me Feron, shikoni çfarë përgjigje ka reperi për Baby G (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT