• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURGIM I PËRJETË/ Si e kalon ditën Ritvan Zykaj, njeriu që vrau 8 persona në fare pak minuta për gjelat e detit
Home
Aktualitet
Kronikë

BURGIM I PËRJETË/ Si e kalon ditën Ritvan Zykaj, njeriu që vrau 8 persona në fare pak minuta për gjelat e detit

17 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ritvan Zykaj nuk ka asnjë ndryshim nga të burgosurit e tjerë. I vetmi dallim janë mysafirët në burg. Për të burgosurit e tjerë, çdo dy javë familjarë të të burgosurve mbajnë radhën për të dorëzuar ushqime, apo rroba për të afërmit.

Ndërsa për Zykajn nuk ka asnjë interesim nga askush. I vetmi që ka qenë vetëm në një takim me të ishte i vëllai, që doli prej andej pa asnjë kërkesë të veçantë të vëllait, që ka kryer krimin më të rëndë në Shqipëri me 8 të vrarë në fare pak minuta.

Por si kalon dita e të burgosurit me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj. Gardianët thonë se nuk ka asnjë ndryshim. Nuk refuzon ushqimin, nuk del rregullisht në ajrim. Nuk bisedon me të tjerë dhe më shumë lexon libra fetarë. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer prej tij.

Shumë gardianë i blejnë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë vizitor. Ka edhe raste kur gardianët i japin rroba. Masakra e Selenicës shënoi 8 viktima. Pasi vrau fillimisht 75-vjeçarin Demir Zykaj dhe Perie Zykajn 72 vjeçe shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeçe. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledionin 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Infektohet shefja e Epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa
Previous article COVID-19/ Eksperti i sëmundjeve infektive: Karantina në Greqi zgjat deri në...

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

VRASJA NË KSAMIL/ Ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim Aktualitet

VRASJA NË KSAMIL/ Ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT