Sot, është dënuar me burgim të përjetshëm Fadil Kasemi që vrau ish bashkëshorten e tij, gjyqtaren e Shkodrës Fildez Hafizi.
Në kryerjen e këtyre vrasjeve makabre, Kasemi nuk është “I vetëm”.
Kujtojmë një tjetër rast të rëndë atë të Sadedin Sulës I cili urdhëroi vrasjen e gruas së tij, e cila më pas u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të familjes.
Edhe Sula, kishte të njëjtin fat, burg përjetë.
Vrau gruan gjyqtare, burg përjetë për Fadil Kasemin
Gjykata për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi më armë gruan e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi.
Ngjarja e rende ndodhi më 31 Gusht të vitit 2017, kohe kur ish-gjyqtarja Hafizi u qëllua me tre plumba nga ish-bashkëshorti, teksa po futej në makinën e saj të parkuar në zonën e Xhamllikut.
*Rastet
Porositi vrasjen e gruas së tij, dënohet me burgim të përjetshëm Sadedin Sula
Sadedin Sula është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda si personi që porositi vrasjen e gruas së tij.
Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes Suela Sula, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më datë 18 prill në Shkodër. Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e biznesit të familjes, në një mobileri.
Mbyti gruan me litar, kërkohet burg përjetë për 39-vjeçarin nga Gramshi
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Agron Llapushin, i cili vrau bashkëshorten duke e mbytur me litar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çekin të Gramshit, ku pas një konflikti me bashkëshorten 39-vjeçari e vrau atë duke e mbytur me litar. Llapushi u dorëzua menjëherë pasi kreu krimin makabër.
/AlpeNews.al