• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Burg për personin që ka regjistruar bisedat në Ministrinë e Brendshme
Home
Aktualitet

Burg për personin që ka regjistruar bisedat në Ministrinë e Brendshme

22 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme është nën hetim, pasi akuzohet se në kundërshtim me ligjin ka regjistruar mbledhje në këtë dikaster nëpërmjet aparatit të tij celula

Bëhet fjalë për Xhuvanaq Gjylametin, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të komanduar të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme. Burimet thonë për “Panoramën” se rasti në fjalë është regjistruar në fillim të këtij muaji.

Në ministri ka patur një mbledhje ku pjesmarrës ka qenë edhe Gjylameti, dhe ky i fundit dyshohet se e ka regjistruar mbledhjen nepërmjet telefonit. Menjëherë pasi është konstatuar një gjë e tillë, eshtë njoftuar për rastin Policia e Tiranës, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë të zyrtarit, ndaj të cilit u mor edhe masa administrative e pezullimit nga detyra.

Nuk dihet objekti i mbledhjes kur është bërë regjistrimi, por burimet thonë se në të merrnin pjesë drejtues institucionesh në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu, burimet thonë se Gjylametit iu sekuestrua edhe aparati ceular me të cilin dyshohet se ishte regjistruar fsheurazi mbledhja dhe diskutimet që u bënë aty.

Po kështu, të njëjtat burime thonë se ka dyshime se Gjylameti mund të ketë regjistruar edhe mbledhje të tjera të mëparshme në të njëjtin dikaster.

Përveç telefonit celular, objekt i hetimit të Prokurorisë janë edhe kompjuteri i zyrës dhe ai personal i Gjylametit, si edhe posta elektronike e tij. Në Prokurori janë dorëzuar materialet përkatëse ndaj Gjylametit dhe pritet që hetimet të përfundojnë së shpejti, në mënyrë që çështja të shkojë në Gjykatë.

Deri më tani, ai akuzohet për veprën penale të zbulimit të akteve ose të të dhënave sekrete që parashikohen në nenin 295/a. Tashmë, nëse shpallet fajtor, Gjylameti rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në 3 vjet burgim. Rasti në fjalë nuk është bërë publik në media nga autoritetet përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maska natyrale që ju largon yndyrën nga fytyra
Previous article Kreu i Komisionit të Venecias: Korrupsioni, në Shqipëri në nivele alarmate

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT