Krimet e Rënda japin masën arrest me Burg për Orest Sotën.
Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se dyshon se 862 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokuroria deklaroi se “Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit të fituara nga aktivitetet kriminale.
Si provë në automjet janë gjetur 2 patenta lundrimi dhe dy pasaporta detare. Nga sasia prej 862 mijë euro të hedhura rrëmujë nëpër makinë e Sotës. Nga sasia e parave 250 euro sipas verifikimit te prokurorisë janë false”.
Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”. Ndërsa Almeta është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.
Caka mësohet se i thotë Almetës “ Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”. Por mbrojtja e Sotës, avokati Fatmir Braka u shpreh se “Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.
Nga sasia e parave 250 euro sipas verifikimit te prokurorisë janë false”.
Por mbrojtja e Sotës, avokati Fatmir Braka u shpreh se “paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.


