• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BURG NËSE VJEDH UJIN”/ Rama: Bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe, Task Forcë kundër abuzuesve…
Home
Politikë

“BURG NËSE VJEDH UJIN”/ Rama: Bashkitë s’arritën ta vendosnin vijën e kuqe, Task Forcë kundër abuzuesve…

3 September, 2025 s.autor Politikë

Gjatë prezantimit të reformës për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit, Kryeministri Edi Rama lëshoi një paralajmërim të fortë, kushdo që vjedh ujin do të përballet me masa penale, përfshirë heqjen e lirisë.

Duke kritikuar bashkitë për mungesë veprimi, Rama u shpreh se autoritetet vendore nuk arritën të bëjnë dallimin e qartë mes qytetarëve që paguajnë për ujin dhe atyre që abuzojnë me të. “Vija e kuqe nuk u vendos kurrë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin. Është e pajustifikueshme që ai që paguan të mos ketë ujë, ndërsa ai që vjedh të mos ndëshkohet”, theksoi kryeministri.

Ai e krahasoi këtë situatë me aksionin ndaj vjedhjes së energjisë elektrike, duke sqaruar se nuk do të tolerohen më “përralla” mbi mosndëshkimin. “Ashtu si me energjinë, edhe me ujin do të ketë penalizime serioze. Nuk mjafton vetëm ndërprerja e shërbimit për abuzuesit do të merren masa penale, përfshirë burgun”, deklaroi ai.

Në vijim, Rama bëri të ditur se shumë shpejt do të krijohet një Task Forcë e dedikuar për kontrollin dhe ndëshkimin e abuzimeve me ujin, një strukturë që do të ndjekë modelin e përdorur më parë për ndërhyrjet në sektorin e energjisë.

Reforma synon jo vetëm përmirësimin e furnizimit me ujë, por edhe krijimin e një sistemi të drejtë, ku qytetarët që respektojnë detyrimet nuk penalizohen për shkak të abuzimeve nga të tjerët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Aksident në aksin Lushnje-Fier! Makina përmbyset në kanal, të lënduarit...
Previous article NGACMOI SEKSUALISHT 19-VJEÇAREN/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT