• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“BUM” ZHVILLIMI/ Dalin shifrat: Rritet me 16% eksporti i materialeve të ndërtimit
Home
Ekonomi

“BUM” ZHVILLIMI/ Dalin shifrat: Rritet me 16% eksporti i materialeve të ndërtimit

18 April, 2019 k.autor Ekonomi

Eksportet shqiptare të materialeve të ndërtimit dhe metaleve u rritën me 16% në muajin mars 2019, krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.

Instituti i Statistikave, publikoi të dhënat mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-mars 2019 dhe specifikisht për muajin mars 2019, ku evidenton se, eksportet “Materiale ndërtimi dhe metale”, iu rikthyen rritjes në muaj mars, pas një rënie me 14% për 3 mujorin 2019 në vlerën e 11.3 miliardë lekëve.

Sektori i ndërtimit në vendin tonë, zë një pjesë të konsiderueshme të investimeve nga sipërmarrja vendase dhe e huaj. Ky sektor u rrit me ritme dyshifrore vitin e kaluar, pas investimeve voluminoze në banesa, resorte në qytet kryesore dhe sidomos në Tiranë, por edhe e projekteve të mëdha në HEC-e e gazsjellësin TAP.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit 2018 në Tiranë, janë dhënë 388 leje, për një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 940 mijë metra katrorë, me një rritje prej 80% në raport me vitin e kaluar. Kësaj sipërfaqeje i korrespondon një vlerë investimi prej të paktën 350 milionë euro në një vit (e matur indirekt me dy mënyra, me një kosto ndërtimi rreth 350-400 euro/m² dhe bazuar në pritshmëritë për mbledhjen e taksës së infrastrukturës nga Bashkia).

Pritshmëritë për zgjerimin e sektorit të ndërtimit edhe gjatë vitit 2019 janë konsoliduar tashmë nga një masë e konsiderueshme angazhimesh të qeverisë për “projektin e Rindërtimit”, që ka nisur punimet në 6 vepra të mëdha rrugore. Krahas sektorit të banesave rezidenciale dhe për qëllime biznesi që po vijojë me ritme të shpejta në të gjithë vendin kryesisht ato urbane dhe bregdetare.

“Bumin” e zhvillimit, që po shënon sektori i ndërtimit në vendin tonë, e konfirmon edhe vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, “Mbi treguesit e besimit të konsumatorëve dhe biznesit për ekonominë e vendit”. Ku tregues i i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 8.0% gjatë tremujorit të parë 2019, duke u zhvendos mbi mesataren historike të tij.

Dinamika e TBN-së u ndikua nga rritja e të dy balancave përbërëse të treguesit, aktivitetit ndërtues me 9.3% dhe kontratave porositëse me 6.7%. Ndërkohë që balancat e tjera të vrojtimit si gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të ardhmen, konsoliduan rritmet e rritjes. Këtë dinamikë ndoqi edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve, e cila u rrit si në terma tremujorë me 3.6%, ashtu edhe në terma vjetorë me 4.0%.

“Kjo normë e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim rreth 66.4%, qëndron 2.7% mbi mesataren historike të treguesit”, bën të ditur Banka e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELIMINIMI DRAMATIK NË CHAMPIONS/ Kjo bukuroshe ka "trullosur" Agueron me hiret e saj (FOTO)
Previous article GRABITJA NË RINAS/ Dyshimet e reja: Njëri prej autorëve ISH KOMANDO, ja qendrimi i tij

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT