• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BULMETI DHE VEZËT/ Rritje çmimi me 25% në dhjetor nga kërkesa e lartë për ëmbëlsira
Home
Ekonomi

BULMETI DHE VEZËT/ Rritje çmimi me 25% në dhjetor nga kërkesa e lartë për ëmbëlsira

12 January, 2023 s.autor Ekonomi

Teksa rritja e përgjithshme e çmimeve nisi të zbutej gjatë muajit dhjetor 2022, çmimet e bulmetit dhe vezëve shënuan rritjen më të lartë historike me 25.4% në krahasim me dhjetorin 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 13 grupet kryesore të ushqimeve bulmeti dhe vezën shënuan rritjen më të lartë. Me ritme të ngjashme u rrit edhe çmimi i yndyrave.

Kjo rritje u nxit nga kërkesa më e lartë për gjalpë dhe vezë gjatë muajit dhjetor në respektim të traditës për gatimin e ëmbëlsirave (bakllavasë dhe shëndetësisë).
Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë.

 

Përgjatë dhjetorit një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti. Shqipëri po përballet me krizë të furnizimit të rregullt me bulmet. Kjo krizë po vjen nga rënia e shpejtë e numrit të bagëtive sidomos fermave të vogla familjare dhe kufizimeve të importit, pasi fermat e mëdha kudo në Europë kanë reduktuar numrin e krerëve nga rritja e çmimeve të ushqimeve për kafshë pas luftës në Ukrainë

Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë për dy faktorë themelore. E para është tranzicioni demografik. Pakësimi i popullsisë dhe sidomos asaj në zonat rurale po shoqërohet me tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse

Popullsia e rurale po shkon drejt plakjes dhe në pamundësi për ti shërbyer kafshëve për autokonsum, fermerët po shesin masivisht bagëtitë. Ky fenomen po krijon një kategori të re konsumatorësh të bulmetit që deri dje ishin prodhues. Bulmeti është baza e gastronomisë shqiptare, por ne zonat rurale është ushqim bazik.

Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.

Mbi investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit ndër vite po rrisin çmimin e bulmetit në mënyrë të panevojshme. Psh fabrikat e mëdha qumështit shpesh vihen në punë me 20% të kapacitetit investues, nga mungesa e lëndës së parë. Kostot e fabrikës janë të njëjta sikur prodhimi të jetë 5- fish më i lartë. Këto kosto po transferohen në çmime, rritja e të cilit nuk ka një ndarje të drejtë për fermerët. Teksa çmimet e bulmetit janë dyfishuar për disa produkte, çmimi për blegtorët e vegjël u rrit me 10-15 vitin e kaluar

Kriza e blegtorisë përveçse ka sjellë një rritja të shpejtë të çmimeve të bulmetit po çon drejt zhdukjes disa raca autoktone, të cilat prodhonin bulmetin dhe mishin unik sidomos në zonat e Veriut të vendit./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM GABIM E QË ÇMENDEM MAS TEJE, SE TË DUA..."/ Luizi nuk heq dot dorë nga Kiara
Previous article KAPET MAT/ Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Tepelenë

s.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT