• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BULLOHEJ DHE ABUZOHEJ/ Shoqja e 15-vjeçares tregon ngjarjen e rëndë brenda shkollës: Çava kokën, drejtori kaloi aty dhe tha…
Home
Aktualitet
Kronikë

BULLOHEJ DHE ABUZOHEJ/ Shoqja e 15-vjeçares tregon ngjarjen e rëndë brenda shkollës: Çava kokën, drejtori kaloi aty dhe tha…

5 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj, në Babrru të Tiranës, rrëfeu se po në atë shkollë ka rënë pre e bullizmit, si dhe është abuzuar edhe vetë seksualisht.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, e mitura rrëfeu një ngjarje të rëndë brenda shkollës, ku ajo bullohej dhe dhunohej nga të tjerët, ndërsa mësuesit dhe drejtori nuk bënin asgjë.

Ajo tregoi se një ditë ishte zënë me disa të tjerë dhe kishte përplasur kokën te muri, ku kishte shkuar në QSUT dhe kishte bërë qepje, por mësuesja dhe drejtori nuk ishin shqetësuar fare, duke thënë se ishte thjesht një çarje e vogël.

“U zumë, përplasa kokën te muri. Mësuesja nuk u shqetësua shumë, thjesht më shoqëruan në QSUT, ku bëra një qepje. Edhe drejtori vetëm kaloi dhe iku, nuk i interesua shumë. Tha thjesht ka çarë pak kokën”, tha e mitura.

Po roli i psikologes së shkollës?
Kishim një psikologe, por vinte një herë ose dy herë në javë. Unë kam shkuar e kam kërkuar ndihmë te psikologia e shkollës për bullizmin.

Ka pasur rendiment?
Është minimizuar pak, por jo shumë.

Kur lexoje në mure emrin e saj …
E shikoja emrin e saj, e kam pyetur por me thoshte se nuk e dinte kush e bënte. Nuk hapej me mua, shumë vonë u hap.

Po kur e mësove se ishte roja i shkollës?
Rojën e shkollës, në cdo kafe që shkoja, por nuk e kuptoja qëllimin e tij. Kur e mora vesh, një ditë para se vajza të bënte denoncimin, isha shumë e tronditur, shumë e habitur.

Ju thoni se ishte dhe një vajzë tjetër…
Po, por nuk ndodhet këtu. Është jashtë. Vajza më ka treguar që edhe ajo është abuzuar nga roja i shkollës.

Po djemtë që janë përfshirë në skandal i njeh?
20-vjeçarin e njoh, se e kam parë me vajzën. Ai më pati thënë se ‘nuk të duhet gjë çfarë bëj unë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS RINGRITJA E KULLËS SË DURRËSIT/ Rama: Rimëkëmbim çdo thesar të dëmtuar nga keqqeverisja e atyre që mbrojtën karakatinën e Teatrit
Previous article DYSHIMET PËR VRASJEN MISTERIOZE/ Roja që u ekzekutua në Himarë prezantohej si agjent i SHISH

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli Aktualitet

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni Aktualitet

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s Aktualitet

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT